Sociale

Laura Saro e aferës Bankers leje ndërtimi përmes Fondacionit Mirësia. A po pastron lekët e korrupsionit dhe donacioneve?

Disa nga të implikuarit dhe përfituesit e aferës Bankers me ‘gropë’ 5.5 miliardë euro, dyshohet se po pastrojnë në ndërtim paratë e përfituara nga skemat e mashtrimit dhe korrupsionit me pasurinë nëntokësore të shqiptarëve. Krahas pastrimit të parave në pasuri të paluajtshme, një pjesë e hadutëve të aferës Bankers po marrin leje ndërtimi përmes kompanive dhe fondacioneve në emrin e familjarëve, siç është rasti i drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve, Laura Saro, e cila dyshohet se po pastron paratë e përfituara padrejtësisht nga Banakers, përzier me para donacionesh, përmes Fondacionit Mirësia, në ndërtim.  Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve, Laura Saro, si administratore dhe aksionere kryesore e kompanisë së asistencës ligjore PCG, themeluar në 2016 dhe çregjistruar më pas, ka përfituar qindra mijëra euro nga Bankers, me faturime të dyshuara si fiktive. Zonja Saro ka qenë ortake në këtë kompani me Besnik Çerekja, sipas Prapaskena.Çerekja, përmes një tjetër linje, ka përfituar rreth 4.4 milionë euro nga Bankers Petroleum Albania. Çuditërisht, juristja Laura Saro nuk figuron në dosjen e lodhur të Prokurorisë së Fierit për aferën Bankers dhe as në dosjen që mori në dorë SPAK-u, siç janë evituar me kujdes me dhjetëra përfitues të tjerë. Ndryshe nga ortaku i saj, Besnik Çerekja, dora e të cilit del qartë në dosje, ajo nuk del askund. Ky fakt ngre dyshime për një hetim të njëanshëm dhe gjueti shtrigash.Ndërkaq, drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve, Laura Saro qëndron pas Fondacionit Mirësia, i cili qarkullon qindra mijëra euro para donacionesh përmes një mekanizimi të errët. Mes themeluesve të fondacionit rezulton Arta Saro, e cila është mamaja e drejtoreshës Laura Saro. Jo vetëm kaq. Në krye të themeluesve të Fondacionit Mirësia rezulton Manushaqe Plaku, e cila është vjehrra e Laura Saros.  Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, në mbledhjen e fundit, përpos të tjerave ka miratuar lejen e zhvillimit për objektin: “Objekti ndërtimi i qendrës për instuticionet e KMSH-së në Peqin”, me vendndodhje në Bashkinë Peqin, me zhvillues Fondacionin “Mirësia”.Ndërtimi i qendrës në fjalë do të financohet nga para donacionesh, por ka dyshime të forta se mund të hidhen edhe para që drejtoresha Laura Saro ka përfituar nga afera Bankers.