Sociale

Nga siguria te biznesi: Pika kufitare e Dhërmiut në shitje me “Copëza”

Skemat e tjetërsimit të pronave në bregdet nuk po kursejnë më as pikat kufitare të vendit. I fundit në radhë është Stacioni i Policisë në Pikën Kufitare të Dhërmiut, i cili do t’i kalojë privatit përmes të ashtuquajturit projektit Copëzat, që zhvillohet nga Korporata e Investimeve Shqiptare. 

Një pronë strategjike shtetërore në vijën e parë të bregdetit po kalon në duar private përmes një skeme të diskutueshme shkëmbimi. Nën emra projektesh “modernë”, tjetërsimi i aseteve publike po prek tashmë edhe funksionet e sigurisë së shtetit.Përmes të ashtuquajturit projektit Copëzat, që zhvillohet nga Korporata e Investimeve Shqiptare.Stacioni i Policisë në Pikën Kufitare të Dhërmiut ndodhet në një nga pozicionet më të lakmueshme të bregdetit Jonian. E gjendur në linjën e parë të bregdetit, kjo pronë me sipërfaqe prej më shumë se 1800 metër katrorë, kufizohet me plazhin dhe ofron një nga pamjet më mahnitëse.Kjo shpjegon edhe presionin e madh të privatizimit, i cili tashmë do të finalizohet përmes projektit Copëzat, i njëjti projekt që u përdor për të tjetërsimin e disa pronave në afërsi të ish Gardës në Tiranë, ku kompania X One e Ylli Ujkës thotë se do të ngrejë tre kulla të larta deri në 70 kate.Në rastin e pikës kufitare të Dhërmiut, kjo pronë ishte në pronësi të Ministrisë së Brendshme. Por pak ditë më parë, qeveria ja kaloi atë me një vendim të posaçëm, Korporatës Shqiptare të Investimeve, për ta përdorur si aset këmbimi në kuadër të realizimit të nënprojekteve të investimit “Copëzat” dhe “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë”.Copëzat është emri i  një projekti, i cili në thelbin e tij ka një skemë të thjeshtë. Ai transferon parcela teorikisht të vogla shtetërore, të cilat gjenden në kufi me prona private, tek kufitarët privatë dhe në këmbim shteti merr sipërfaqe ambientesh mbi ndërtimin që do të zhvillohet nga privati në këto prona, ose diku tjetër.Në rastin e tokës shtetërore tek ish Garda, në hyrje të Liqenit Artificial, shteti i transferoi kompanisë X One rreth 2600 metra pronë shtetërore, dhe në këmbim kompania do të marrë përsipër financimin e Biblotekës Kombëtare.Ndonëse filozofia e projektit copëzat është transferimi i parcelave të vogla shtetërore, që teorikisht janë të pashfrytëzueshme, në rastin e eikës kufitare të Dhërmiut kjo ngre pikëpyetje. Kjo do të dalë pasi Korporata e Investimeve të kryejë procedurën, e cila mund të jetë më garë, por edhe me negocim të drejtëpërdrejtë si në rastin e copëzave tek ish Garda sipas Kapital.al.Por agresioni mbi pronat e lakmueshme shtetërore tashmë vjen nga të gjitha drejtimet i maskuar nën emra projektesh ekzotikë. Diku Copëzat, diku tjetër Hospitality Albania e kështu me radhë.Megjithatë pavarësisht emrave, përfundimi është i njëjtë. Prona publike që kalojnë tek privatët, përfshirë baza detare të ushtrisë dhe pika kufitare të policisë.