Sociale

Firma që “gozhdon” Milva Ekonomin! Dokumenti që vulosi 138 milionë euro për skemën e Check Up-it

A do të nisë hetimet SPAK për kontratën 138 milionë euro që firmosi Milva Ekonomi?

Ilir Beqaj i delegoi kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomit që të firmoste formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën se: Vlera totale e kontratës ishte 13.833.000.000 lekë, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet.

Një investigim mediatik nxjerr në pah rolin e ish-zv.ministres Milva Ekonomi në skemën shumëmilionëshe të koncesionit të Check Up-it. Bëhet fjalë për formularin zyrtar të firmosur prej saj në vitin 2015, ku përcaktohej vlera 138 milionë euro e kontratës koncesionare me kompaninë e Vilma Nushit. Sipas dokumenteve, ky “delegim” i kompetencës nga Ilir Beqaj te Milva Ekonomi konsiderohet një nga hallkat kyçe të një afere që dyshohet se i ka shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit. Kjo është një përmbledhje e asaj që ka ndodhur në Shqipëri me koncesionet e shëndetësisë, që kanë një autor, kryeministrin dhe dy ekzekutues të vendimeve të tij, Ilir Beqajn dhe Ogerta Manastirliun. Teksa kontrata e koncesionit të sterilzimit përfundoi, dhe tashmë këtë proces po e kryen shtetit, me hije të forta dyshimi se edhe tenderat e radhës po shkojnë te të njëjtët persona që morën paratë gjatë koncesionarit, drejt fundit po shkon edhe kontrata e Check Up.

Kontrata koncesionare për Check up

Fillimisht le të ndjekim abuzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, në atë kohë drejtohej nga Ilir Beqaj, për shpallje e koncesionit të Check Up.  Kontrata koncesionare për Check up, siç është provuar deri më tani, ka qenë me fitues të paracaktuar. Ndonëse Ministria e Shëndetësisë hapi një garë fiktive për këtë koncesion, ku morën pjesë edhe kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizve mjekësore, fituese e koncesionit u shpall pikërisht 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos një muaj më vonë më 7 janar 2015.

138 milionë euro

Ndërkohë gara për konçsionin e Check up, u shpall që në shkurt 2014, apo 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmostte marrjen e koncensionit 138 milionë euro. Shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, apo thënë ndryshe, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Ndaj i mbetet SPAK të hetojë sesi u kryen negociatat mes Ilir Beqajt dhe Vilma Nushit. Por, për këtë Plug do të ndalet më gjerësisht në emisionet në vijim, teksa sot do të ndalet vetëm te aspekte që lidhen me shpërdorimin e parave të qytetarëve shqiptarë me këtë koncesion që vijon të hetohet nga SPAK. Plug publikon për herë të parë dokumente ekskluzive, që tregojnë se Ilir Beqaj kishte vendosur t’i falte Vilma Nushit miliona euro. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3 P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzon publikin e kësaj kontrate pasi konstaton shkelje të rënda ligjore.Sipas një shkrese që i përket datës 13 shkurt me numër protokolli 1022/3, që Agjencia e Prokurimit Publik i drejton Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Alfred Çareri, kontrata koncesionare kishte dy shkelje të rënda. Së pari, kontrata dërgohet në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit.”APP vëren se Formulari i publikimit të njoftimit të kontratës së nënshkruar, i dërguar me shkresën e sipërcituar është pa numër protokolli si dhe pa vulë të institucionit tuaj”

Shkeljet e zbuluara

Shkelja tjetër e konstatuar nga APP ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion dhe mënyra e pagesës, që sipas APP, në formularin e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë në Agjencinë e Prokurimit Publik, Ilir Beqaj deklaronte se pagesa për check up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin.  Gjithashtu konstatohet se ka mospërthuje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën Nr. 3082/23 Prot. Datë 20.012015, në pikën 5 jepet vlera totale  e kontratës 13.833.000.000 lekë, ndërkohë në formularin e dërguar me shkresën Nr. 3082/27 Prot datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4, shkruhet shprehimisht se: Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve. Për sa më sipër, APP me qëllim publikimin e tij konform parashikimeve ligjore dhe nënligjore në fuqi, ju kërkon ridërgimin e formularit të njoftimit të kontratës së nënshkruar sipas formës dhe përmbajtjes së kërkuar, duke saktësuar edhe informacionin në lidhje me mospërputhjen e konstatuar.  Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar.Më datë 19.02.2015, me shkresën Nr.3082/29, Ilir Beqaj i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi që të firmos formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3. se: Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë, apo rreth 138 mln euro për dhjetë vjet.