Opinion

Prof. Dr. Majlinda Keta: Letër e çdo mësuesi në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve,1 Qershor

Ju jeni Histori Shqipërie që po shkruhet sot për një të nesërme më të mirë. Prandaj përpiqem t’ju shoh jo vetëm për atë që jeni sot, por edhe për atë që mund të bëheni nesër.Unë preferoj t’ju kujtoj Maria Montessorin:“Fëmijët nuk janë enë për t’u mbushur, por burime për t’u zbuluar.”

Të dashur nxënësit e mi!

Sot, në Ditën Tuaj, dua t’ju shkruaj jo si mësuese që ju vlerëson detyrat, jo si kujdestare që ndjek mungesat apo rezultatet, jo thjeshtë ajo që bëjmë aktivitete, por edhe që ju qortoj por si një njeri që zgjodhi të jetë mësuese ,sepse besoi tek fuqia e fëmijës për të ndryshuar botën, besoj tek JU. Shpesh më keni pyetur: Pse zgjodhe të bëheshe mësuese? Nuk kishe një mundësi tjetër?

NOA

Kisha shumë mundësi me rezultatet e studimeve POR zgjodha të shërbeja si MËSUESE.

Nuk e zgjodha, sepse ishte profesioni më i lehtë.As sepse ishte më i paguari.E zgjodha sepse kuptova herët, se, ka profesione që ndërtojnë shkolla, spitale, rrugë, ura , ndërtesa, bëjnë shpikje shkencore, kurojnë sëmundje dhe na menotorojnë shëndetin, hartojnë buxhete për investim apo cilësohen jurista, programojnë zhvillimin e tokës, detit, ajrit, stilojnë veshje, ‘mençurojnë” qytete për të gjithë etj, por mësuesi ka privilegjin dhe përgjegjësinë të ndihmojë në ndërtimin e vetë njeriut dhe më pas ai me zotësinë e tij të mundësojë gjithshka më sipër.E zgjodha sepse besova atë që filozofi i madh i edukimit, John Deëey, e shprehte kaq bukur:“Arsimi nuk është përgatitje për jetën; arsimi është vetë jeta.”

Çdo ditë që hyj në klasë, unë nuk hyj në një sallë mësimi.Unë hyj në një hapësirë ku po formohen qytetarë, prindër, studiues, artistë, sipërmarrës, mjekë, inxhinierë, drejtues institucionesh, dhe ndoshta edhe mësuesit e së nesërmes.Ne kemi bashkëpërcaktuar rregulla dhe norma të komunikimit mes nesh. I kemi premtuar njëri tjetrit, e kemi shkruar edhe në këndin tonë “Ne jemi një komunitet që dëshmojmë etikën në shkollë”.

“Të dashurit e mi!

Kur flasim për etikën, shpesh dëgjues të tjerë mendojnë vetëm për rregulla.

Për NE etika është diçka më e thellë. Ajo është fryma, sjellja, mënyra si vlerësohemi mes nesh.Etika është mënyra si e shohim dhe si e trajtojmë njëri-tjetrin nga klasa, në shkollë e më pas në komunitetet tona.Etika është të mos e përdorësh kurrë pushtetin e fjalës, forcës fizike apo rolit, përgjegjësisë që të është besuar, forcën e teknologjisë apo inteligjencës artificiale për të poshtëruar dikë.

Etika për ne, të rriturit në shërbimin tuaj (mësues, drejtues, prindër, shërbim psiko social apo sigurie) është të mos e shohësh fëmijën si problem thjesht për t’u kontrolluar, vlerësuar në hapsirat që ndajmë me ju. Për më tepër për t’u etiketuar kur gabimi është i pranishëm,  tek ju dhe mes jush. Ne jemi këtu  për JU, për një ÇDO NJERIN QË KA NEVOJË PËR TË KUPTUAR, PËR T’U KUPTUAR dhe mirëkuptuar, në çdo rrethanë e gjëndje.

Për këtë arsye, gjithshka qëprodhojmë së bashkuditë pas dite na kujton një mision tonin, atëse arsimi duhet të mbështetet mbi respektin për dinjitetin, të drejtat dhe potencialin e çdo fëmije.

Veçanërisht SOT, në Ditën TUAJ, dua t’ju përsëris se çfarë jeni për MUA, për NE që shërbejmë në arsim:Për mua ju nuk jeni nota në dokumente.Nuk jeni statistika për klasën, shkollën apo sistemin. Nuk jeni renditje brenda klasës, shkollës, apo mes shkollave.Nuk jeni mesatare që ju mundëson apo pamundëson studime më tej.Nuk jeni raporte kombëtare apo ndërkombëtare.Ju jeni histori personale sa edhe grupi që po shkruhen.Ju jeni pyetje pa fund që kërkojnë përgjigje.Ju jeni ëndrra që kërkojnë hapësirë për t’u rritur. Ju jeni Histori Shqipërie që po shkruhet sot për një të nesërme më të mirë.

Prandaj përpiqem t’ju shoh jo vetëm për atë që jeni sot, por edhe për atë që mund të bëheni nesër.Unë preferoj t’ju kujtoj Maria Montessorin:

“Fëmijët nuk janë enë për t’u mbushur, por burime për t’u zbuluar.”

Ndoshta ndonjëherë ju dukem kërkuese. Ndoshta ju kërkoj më shumë se sa do të dëshironit.

VIJOJ e bëj, sepse BESOJ TEK JU. Një mësues nuk kërkon shumë nga nxënësi sepse dyshon tek ai.

Ai kërkon shumë, sepse sheh tek ai më shumë sesa nxënësi sheh tek vetja.

Unë besoj se secili prej jush ka një forcë që ende nuk e njeh plotësisht.Besoj tek aftësia juaj për të menduar kritikisht. Për të krijuar plot zell.Për të dashur miq, natyrë dhe vendin ku jetoni.

Për të kundërshtuar padrejtësinë.Për të mbrojtur të vërtetën.Për të ndryshuar atë që duket e pandryshueshme.Dua të dini edhe diçka tjetër.Unë nuk e mas suksesin vetëm me fitore.Suksesi nuk është të mos rrëshkasësh apo rrëzohesh kurrë.

Suksesi është të ngrihesh sa herë bie.Gabimi nuk është armiku juaj.

Gabimi është një nga mësuesit më të sinqertë dhe luftarak që keni takuar dhe do të vijoni ta takoni në jetë.Në klasën tonë, gabimi nuk është arësye për turp. Është arsye për reflektim dhe rritje. Sepse vetëm ai që guxon të provojë, rrezikon edhe të gabojë.

Dhe vetëm ai që guxon të gabojë, mund të mësojë vërtet. Pas shumë vitesh në arsim, nuk krenohem më shumë me nxënësit që kanë marrë notat më të larta.Krenohem me ata që mësuan të mos dorëzohen.Me ata që mbrojtën një shok të bullizuar apo në të keq.Me ata që kërkuan falje kur gabuan.Me ata që ndanë dijen me të tjerët. Me ata që mbetën njerëz të mirë edhe kur jeta nuk ishte e lehtë.

Sepse në fund të fundit, karakteri është diploma më e rëndësishme që merr një njeri.

 

E dini si ju mendoj pas 10 apo 20 vitesh?

Ju imagjinoj duke ndërtuar familje.Duke udhëhequr institucione.

Duke shëruar njerëz.Duke mësuar fëmijë.Duke shkruar libra.Duke mbrojtur të drejtën.Duke krijuar art.Duke ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më humane.

Dhe kur ju mendoj kështu, kuptoj se puna ime nuk mbaron kur bie zilja apo kur brezat ndrrohen me njëri tjetrin.Ajo vazhdon përmes jetës suaj, në shumë dimensione.

Kam edhe një ëndërr që e ushqej prej kohësh.Një ditë, njëri prej jush, do të zërë pa diskutim vendin tim.Dhe atë ditë nuk do të ndihem e zëvendësuar.Do të ndihem e realizuar. Sa herë ju duhem mos nguroni të më ftoni.Sepse qëllimi i një mësuesi nuk është të mbetet i pazëvendësueshëm.Qëllimi i tij është të ndihmojë të lindin njerëz, qytetarë që mund ta tejkalojnë vetë mësuesin.Filozofi dhe edukatori Paulo Freiremë porosit ende se:

“Arsimi nuk e ndryshon botën. Arsimi ndryshon njerëzit që do ta ndryshojnë botën.”Kjo është arsyeja pse unë besoj tek ju.Jo sepse jeni e ardhmja.Por sepse jeni edhe e tashmja jonë.Në këtë 1 Qershor, dua t’ju falënderoj.Për pyetjet që më detyroni të mendoj thellësisht.

Për buzëqeshjet tuaja aq kuptimplote që më japin shpresë se do bëhet më mirë ky vend.

Për energjinë tuaj që më përcillni dhe që më mban të re në shpirt.

Për besimin që më jepni çdo ditë duke më lejuar të jem pjesë e rrugëtimit tuaj.

Mos harroni kurrë!Ju jeni më shumë se nota juaj në dëftesë.Më shumë se gabimi juaj i moshës.Më shumë se frika juaj kur ajo ju shfaqet.Ju jeni mundësia më e bukur që ka një shoqëri për të ndërtuar të ardhmen e saj, me shikimin larg dhe bukur nga sytë e një fëmije, me bukurinë e shpirtit të tyre, me fuqinë e mendjes së një gjenerate që padyshim është kapitali më i çmuar që nevojitet ta fuqizojmë të gjithë. Jam e bekuar që ju kam çdo ditë pjesë të jetës time!

 

Me dashuri, besim dhe përgjegjësi,

Mësuesja juaj