Prof. Dr. Kristaq Kume: Nga protesta tek vota, si mund të kthehet qytetari në faktorin e vërtetë të ndryshimit politik
Prof. Dr. Kristaq Kume
Nderi i Kombit
Në kushtet aktuale të polarizimit të fortë politik, ekziston një rrezik i njohur, zgjedhjet e shpejta mund të prodhojnë vetëm përshpejtim të rotacionit politik, pa ndryshuar thelbin e mënyrës së qeverisjes. Nëse nuk shoqërohen me një proces intensiv dhe produktiv te legjislacionit aktual zgjedhor, ne se nuk shoqerohen me mobilizimin masiv te qytetareve dhe me rritje të standardeve të transparencës dhe përfaqësimit, ato rrezikojnë të riprodhojnë të njëjtin cikël politik.

Debati rreth protestës “Zvërneci” dhe reagimeve publike që ajo ka prodhuar, përfshirë edhe pyetjen nëse “ndryshimi mund të vijë nga qytetarët dhe jo nga partitë”, nuk është më thjesht një reflektim teorik. Ai po shndërrohet në një çështje thellësisht praktike: Si mund të organizohet realisht shoqëria për të realizuar, nepermjet votes ndryshimin ne qeverisjen e vendit ?
Në thelb, kjo është pyetja që përcakton nivelin real te cilësisë së demokracisë në vendin tone e cila mund te vlerësohet nepermjet analizes dhe gjykimit te faktit se, ne qytetaret e ketij vendi jemi thjesht votues periodik që veprojme një herë në katër vjet, apo aktor aktiv që arrijme te prodhojmë presion, kërkesë dhe kontroll mbi pushtetin? Protesta “Zvërneci” ka një rëndësi të veçantë pikërisht sepse shënon fillimin e nje ndryshimi thelbesor ne sjelljen tone: Nga reagimi i shpërndarë dhe spontan, drejt artikulimit të një kauze publike. Në këtë kuptim, kjo protese nuk është vetëm kundërshtim ndaj një projekti të caktuar, por eshte një sinjal i fuqishem qe tregon se energjia qytetare mund të dalë jashtë kornizës së partive politike, fteses dhe veprimit te tyre dhe të fillojë të prodhojë vetë axhendën e debatit publik. Në sistemin aktual pervojat e derisotme kane treguar se zgjedhjet prodhojnë shpesh një fenomen të njohur: rotacion të pushtetit, por jo domosdoshmërisht ndryshim të mënyrës së qeverisjes. Dy forcat kryesore politike vazhdojnë të dominojnë hapësirën publike, ndërsa qytetari mbetet në rolin e spektatorit që zgjedh midis alternativave të gatshme. Por nëse synimi është te arrihet në nje ndryshim real ne qeverisje, atëherë duhet ndryshuar vetë logjika e procesit politik: Nga një demokraci e ofertës politike drejt një demokracie të kërkesës qytetare. Kjo nënkupton një përmbysje të raportit themelor qe ka mbizotruar deri sot. Të mos jene me te para partitë, që formulojnë ekskluzivisht alternativat politike dhe qytetaret qe shkojne pas tyre por te jene qytetarët që formulojnë kërkesat dhe i imponojnë kerkesat e tyre të perfshihen në agjendën politike te partive.

Që kjo qasje të mos mbetet në nivel deklarativ apo episodik, ajo kërkon qe shoqeria te investohet dhe te shpenzoje energji per te prodhuar instrumente konkrete per organizimin dhe veprimin qytetar. Së pari: eshte e nevojshme qe qytetaret te jene perhere ne kerkim, identifikim dhe organizimi rreth kauzave konkrete. Çështje si transparenca e investimeve publike, mbrojtja e hapësirave mjedisore (si në rastin e Zvërnecit), cilësia e shërbimeve publike apo planifikimi urban janë pika natyrore bashkimi që tejkalojnë ndarjet partiake dhe krijojnë terren real për veprim qytetar. Së dyti: qytetaret duhet te bashkeveprojne nepermjet rrjeteve qytetare të qëndrueshme. Jo struktura të përkohshme reagimi, por grupe të organizuara që ndjekin një çështje deri në fund: nga denoncimi, te debati publik, te presioni institucional dhe zgjidhja konkrete. Së treti: qytetaret duhet te realizojne sebashku nje komunikim të drejtpërdrejtë publik. Në një realitet ku ndërmjetësimi politik dhe mediatik shpesh perceptohet i filtruar, qytetari duhet të ketë aftësinë të komunikojë drejtpërdrejt me publikun përmes platformave të hapura, transparente dhe të verifikueshme. Së katërti: qytetaret duhet te perfshihen aktivisht, duke perdorur me sa më shumë efektivet te drejtat kushtetutese per pergatitjen e legjislacionit zgjedhor dhe per nje pjesemarrje aktive ne te gjithe procesin zgjedhor. Përfshirja qytetare nuk përfundon me protestën. Ajo kulmon në procesin zgjedhor përmes pjesemarrjes ne Reformen zgjedhore, vezhgimit dhe monitorimit te plotesimit te kerkeses për transparencë dhe kontrollit të respektimit dhe plotesimit te standardeve demokratike ne zgjedhje. Nder kerkesat e protestes aktuale eshte edhe dorëheqja e kryeministrit dhe hapja e rrugës për zgjedhje të parakohshme. Në një sistem demokratik, kjo është një kërkesë legjitime. Kjo mund të duket edhe si rruga më e drejtpërdrejtë drejt ndryshimit politik. Nderkohe, ne nje rast te tille eshte e udhes te behet pyetja – Zgjedhjet e parakohshme a mund te arrijne te kene si rezultat te tyre ndryshimin e kërkuar? Në kushtet aktuale të polarizimit të fortë politik, ekziston një rrezik i njohur, zgjedhjet e shpejta mund të prodhojnë vetëm përshpejtim të rotacionit politik, pa ndryshuar thelbin e mënyrës së qeverisjes. Nëse nuk shoqërohen me një proces intensiv dhe produktiv te legjislacionit aktual zgjedhor, ne se nuk shoqerohen me mobilizimin masiv te qytetareve dhe me rritje të standardeve të transparencës dhe përfaqësimit, ato rrezikojnë të riprodhojnë të njëjtin cikël politik. Per pasoje, kërkesa për zgjedhje të parakohshme, nëse mbetet objektiv i vetëm, është e pamjaftueshme. Ajo duhet domosdoshmërisht të shoqërohet me një platformë më të gjerë qytetare nepermjet te ciles te behen te mundur rregullimet e nevojshme ligjore per realizimin efektiv te demokracise perfaqesues, qe do te thote nderhyrje dhe ndryshime në sistemin zgjedhor, rregullime qe do te bejne te mundur zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershm, transparencen ne financimin e partive poltike, rritje te mundesive per qytetarve, si subjeket zgjedhore, per te garuar me “Liste qytetare me kandidatë te pavarur”, pa qene e nevojshme te garojne nen siglen e nje partie politike, etj… Dhe per te realizuar kete, kerkeses per doreheqje te Kryeministrit duhet t`i bashkengjitet kerkesa per nje Marreveshje Politike per formimin e nje Qeverie kujdestare, me detyre themelore pergatitjen e zgjedhjeve te ardheshme. Nëse zhvillimet politike do të çonin drejt zgjedhjeve të parakohshme por pa u arritur Marreveshja per qeverine kujdestare, qe do te thote se zgjedhjet do te behen 45 dite pas dorëheqjes se Kryeministrit, veprimi qytetar duhet ta shnderroje reagimin emocional në nje organizim strategjik dhe të strukturuar. Per kete do te duhet qe te punohet per te krijuar një platforme minimale kërkesash qytetare që u drejtohen të gjitha forcave politike, pa përjashtim, duhet te formulohen dhe te publikohen kërkesat qytetare si “kontratë morale” midis qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë, te organizohet dhe realizohet nje angazhim sa me shume aktiv ne debatet publike mbi programet e subjekteve zgjedhore jo vetëm mbi figurat dhe liderët e tyre, te kerkohet qe vota qytetare te orientohet duke ju referuar përputhjes se programeve te subjekteve zgjedhore me këto kërkesa, dhe te mos votohet mbi logjikën e polarizimit tradicional. Ne kete menyre do te jene me te medha shancet qe zgjedhjet e parakoheshme te mos jene thjeshtë një garë midis dy poleve politike, por te krijojne mundesine qe te shnderrohen në një test real të pjekurisë qytetare dhe të aftësisë së shoqërisë për të prodhuar përfaqësim të vërtetë. Ne rastin kur zhvillimet politike nuk do te kene si efekt te tyre doreheqjen e Kryeministrit, Veprimi qytetar duhet te orientoje energjite dhe punen e tij ne krijimin dhe zhvillimin e kapaciteteve te shoqerise, per te qene e afte qe te realizioje ndryshimin ne kahjen e veprimeve politike, duke vendos te si te parë dhe udhëheqes ne aksionin politik per ndryshim, qytetaret dhe pas tyre dhe ne plotesim te kerkesave te tyre, te vijne partite politike. Pozita e qytetarit duhet te ndryshoje duke kaluar nga roli i reaguesit tek roli i iniciuesit. Procesi i reformes zgjedhore dhe zgjedhjet e ardheshme per organet e qeverisjes vendore jane dy aksione te medha politike qe qytetari nuk duhet t`i sodit por duhet te organizohet dhe te marr pjese si aktor vendimmarres me fuqi te madhe. Protesa “Zverneci” tregon se shoqerise dhe qytetarit nuk i mungojne energjite dhe as deshira per t`u bere pjese aktive e ndryshimit. Ata mund te veprojne vete dhe veprimi i tyre mund te udheheq dhe te sjell ndryshimin. Sebashku qytetaret mund te bëjnë ndryshimin e burimit prej nga merr fuqi veprimi politik, pasoje e te cilit rritja e mundesive per ndryshimin e desheruar ne qeverisjen e vendit.

