Frank Shkreli: Kur ndërgjegja vlen më shumë se disiplina partiake
“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka…” Deputetja Marjana Koçeku
Frank Shkreli*
Ish Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë
Vendimi i deputetes Marjana Koçeku për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe për të vazhduar mandatin si deputete e pavarur përbën një zhvillim me rëndësi që tejkalon kufijtë e një karriere individuale politike. Ai ngre një pyetje thelbësore për demokracinë shqiptare dhe për çdo deputet cilës do parti qoftë pozitë ose ose opozitë.. A duhet deputeti t’i bindet gjithmonë partisë, apo duhet t’i qëndrojë besnik ndërgjegjes së vet dhe interesit të qytetarëve që e kanë zgjedhur, a po partisë?
Për më shumë se tri dekada tranzicion, politika shqiptare është karakterizuar nga përqendrimi i pushtetit brenda partive, e nga mungesa e debatit të brendshëm. Shpesh, mendimi ndryshe është parë si sfidë ndaj autoritetit të udhëheqjes (Numrit 1), dhe jo si një kontribut i dobishëm për përmirësimin e vendim-marrjes politike, në dobi të partisë dhe demokracisë në vend. Në këtë klimë, çdo veprim që afirmon pavarësinë e mendimit politik, brenda partive, merr një rëndësi të veçantë, në procesin politik.
Marjana Koçeku
Deputete e pavarur e Qarkut Shkodër: “E ardhmja âshtë te rranjtë!
Rëndësia e vendimit të Marjana Koçekut – për të ndryshuar mandatin nga deputete e Partisë Socialiste në deputete të pavarur, nuk qëndron thjesht tek efektet numerike në Kuvend, por tek rëndësia e mesazhit që ai përcjell. Vendimi i Marjana Koçekut, na rikujton se deputeti nuk është pronë e partisë, por përfaqësues i qytetarëve, ashtu siç konsiderohet në pjesën më të madhe të vendeve demokratike. Prandaj, mandati parlamentar nuk duhet të reduktohet në një ushtrim të bindjes politike, automatike, por duhet të shërbejë si instrument përfaqësimi, debati dhe përgjegjësie publike.
Demokracia e brendshme në partitë politike në Shqipëri – sidomos dy partitë kryesore të vendit — mbetet një nga sfidat më serioze të sistemit politik shqiptar këto 35-vite, e që klasa politike shqiptare merr guximin ta quaj këtë proces politik, “demokraci”. Shumë nga problemet e qeverisjes, të përfaqësimit dhe të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të shtetit shqiptar burojnë, pikërisht, nga fakti se partitë politike shpesh funksionojnë në mënyrë vertikale, me pak ose aspak hapësirë për debat, pa kritikë dhe pa konkurrencë të lirë të ideve dhe udhëheqjes së partive. Frank Shkreli: Pa demokratizim të partive nuk ka demokraci Shqipëria | Gazeta Telegraf

Autori me rastin e përurimit të tre vëllimeve të “Demokracia nuk pret”, Tiranë, më 11. 9. 2018
Nëse shqiptarët duan për veten një parlament më përfaqësues dhe më të pavarur se këto 35-vite, të pavarur, institucione më të forta dhe një kulturë politike, vërtetë, më demokratike, atëherë duhet të fillojnë transformimin politik duke nisur nga vetë partitë politike. Demokracia nuk ndërtohet vetëm në ditën e zgjedhjeve. Ajo ndërtohet çdo ditë, brenda organizatave politike që pretendojnë të qeverisin vendin. Si shembull, ish-presidenti i Amerikës, repblikani, Ronald Reagan, të cilin e citoj shpesh për lirinë e demokracinë — një politikan i njohur amerikan por edhe botërisht, i shekullit të kaluar — vet ai, dikur, ishte larguar nga Partia Demokrate amerikane për arsye të mospajtimit të tij me parimet e asaj partie dhe është bërë anëtar i Partisë Republikane të Amerikës – duke ndryshura kështi Amerikën dhe botën. Merrni me mend, nëse Ronald Reagan nuk do kishte ndrruar parti, bota e jonë sot nuk do ishte kjo botë në të cilën jetojmë.
“Është e drejtë e secilit prej nesh që të interpretojmë, të analizojmë dhe të gjykojmë tranzicionin politik post-komunist, pasi këtë na e mundëson kjo demokraci, sado e brishtë, cilido qoftë mendimi ynë për zhvillimin e saj të deritanishëm.”
Prandaj, akti i largimit nga Partia Socialiste e deputetes shqiptare, Marjana Koçekut duhet parë si një thirrje për më shumë pluralizëm për të mirën, brenda vetë partive politike, dhe për një demokraci më të shndoshë për Shqipërinë. Por, pavarësisht zhvillimeve të ardhshme, mesazhi që përcillet sot nga deputetja tani e pavarur Marjana Koçeku është i qartë: partia nuk mund dhe nuk duhet të jetë mbi gjithçka! Ashtu si në kohën e komunizmit. Shoqëria shqiptare ka nevojë për më shumë politikanë/e, që guxojnë të mendojnë me kokën e tyre dhe të mbajnë përgjegjësi para qytetarëve, jo vetëm të jenë përgjegjëse para strukturave partiake dhe besnike ndaj Numrit 1. Vetëm atëherë mund të ndërtohet një demokraci e vërtetë, kur besnikëria ndaj parimeve politike, në mbrojtje të interesave dhe nevojave reale të popullitt, vlerësohet më shumë se besnikëria ndaj urdhrave të partisë. Për këtë arsye, pavarësisht, bindjeve politike që secili mund të ketë, vendimi i Marjana Koçekut meriton të vlerësohet si një rast që nxit reflektim të thellë mbi raportin midis ndërgjegjes individuale dhe disiplinës partiake. Një demokraci e shndetshme nuk ka frikë nga mendimi ndryshe; përkundrazi, ajo ushqehet prej tij. Shoqëria shqiptare ka nevojë për më shumë politikanë që guxojnë të mendojnë me kokën e tyre dhe të mbajnë përgjegjësi para qytetarëve, jo vetëm para strukturave partiake dhe numrit i të partisë si në kohën e Enver Hoxhës. Vetëm atëherë mund të ndërtohet një demokraci e mirëfillt, ku besnikëria ndaj parimeve vlerësohet më shumë se besnikëria ndaj urdhrave, partiakë. Frank Shkreli: Në Shqipëri vdiq opozitarizmi së bashku me shpresën! | Gazeta Telegraf
Në këtë kuptim, vendimi i deputetes Marjana Koçeku meriton respekt. Jo, domosdoshmërisht, se të gjithë duhet të pajtohen me të, por një vendim i tillë, rikthen në qendër të debatit një vlerë themelore demokratike: lirinë e ndërgjegjes individuale politike, qoftë edhe para besnikërisë ndaj partisë. Kjo është një vlerë që Shqipëria dhe shqiptarët, kudo që jetojnë, kanë nevojë ta mbrojnë dhe ta forcojnë çdo ditë.Top of FormBottom of Form Sepse më në fund, një e vërtetë mbetet themelore: pa demokraci brenda partive politike nuk mund të ketë demokraci të vërtetë, as në Shqipëri.

