AktualitetOpinion

Referim për Hetim Penal ndaj kryetarit të KLSH-së, pasi ka cenuar besimin e publikut dhe integritetin e institucionit

Institucionet e auditimit, përfshirë KLSH, nuk kanë raportuar humbjet dhe shkeljet sipas detyrimeve ligjore, duke fshehur dëmin ekonomik të shkaktuar.

( Pjesa e Tretë )

Shqipëria nuk funksionon thjesht me korrupsion; fonde publike të qytetarëve janë vjedhur në mënyrë të organizuar dhe në shkallë kombëtare. Dëmi ndaj buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve është i madh dhe vazhdon për shkak të mosveprimit të organeve përgjegjëse të auditimit të shtetit.

Kërkesa:
Ky referim dorëzohet tek SPAK për nisjen e hetimit penal dhe identifikimin e përgjegjësve për vjedhje të fondeve publike dhe korrupsion, në përputhje me Kodin Penal.

Përfundim:
Veprimet dhe mosveprimet e konstatuara përbëjnë shkak të qartë të korrupsionit dhe vjedhjes kombëtare. Kërkohet nisja e hetimit të menjëhershëm dhe marrja e masave ligjore përkatëse.

Me respekt,
Artur Mamadhaj

 

 Përputhshmëria ligjore dhe kushtetuese:

Shpërdorim detyre, neni 248 i Kodit Penal – Ndërhyrje në punën e auditorëve dhe Drejtorit të Auditimit për interesa personale dhe politike.

Pengim i drejtësisë, neni 258 i Kodit Penal – Bllokimi i denoncimeve dhe hetimeve mbi korrupsionin dhe keqmenaxhimin e fondeve.

Shkelje kushtetuese – KLSH ka detyrimin ligjor dhe kushtetues për auditimin e fondeve publike dhe mbrojtjen e integritetit të institucionit. Veprimet e Kryetarit cenojnë funksionin kushtetues dhe sigurinë e fondeve publike.

Aspekti etik dhe profesional – Presioni ndaj stafit, largimi i specialistëve dhe pengimi i raportimeve përbëjnë shkelje të etikës profesionale dhe integritetit institucional.

  Konkluzioni :

Klimë impuniteti dhe shkatërrimi institucional
Kryetari Arben Shehu ka krijuar një klimë impuniteti dhe shkatërrimi institucional, duke cenuar burimet njerëzore dhe pavarësinë e auditimeve.
1Kjo gjendje kërkon hetim penal të menjëhershëm nga SPAK, për të mbrojtur interesin publik dhe fondet e taksapaguesve.

Propozim veprimiDorëzimi i kallëzimit penal në SPAK
Përfshirja e regjistrimeve audio nga Komisioni i Ligjeve si provë materiale.
Dokumentacionet e largimit të Drejtorit dhe 120 specialistëve.

Hetim mbi veprimet penale dhe kushtetuese
Shpërdorimi i detyrës (neni 248 Kod Penal).
Pengimi i drejtësisë (neni 258 Kod Penal).
Shkeljet kushtetuese dhe etike të Kryetarit të KLSH.

  Arsyeja e Hetimit: Pse duhet hetuar auditimi, jo vetëm veprat KLSH si objekt hetimi – jo si autoritet si rojtar  i deshtuar i parase publike.

Auditimi publik nuk është thjesht një procedurë formale; ai është mburoja kryesore kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të fondeve publike. Në Shqipëri, analiza e situatës tregon një model shqetësues:

  • Fondet publike shpërndahen pa kontroll të mjaftueshëm dhe shpesh zhduken pa gjurmë.
  • Projekte infrastrukturore dhe shërbime publike dështojnë sistematikisht, duke krijuar kosto të mëdha për qytetarët dhe shtetin.
  • Shërbimet bazë – energjia, ujësjellësat, transporti – shpesh nuk funksionojnë siç duhet, ndërkohë që auditimet raportojnë një gjendje “në rregull”.
  • Raportet e KLSH shpesh përcaktojnë se nuk ka shkelje ose se shkeljet janë të parëndësishme.

Kjo nuk është rastësi. Ky është një model i dështimit sistemik të auditimit publik, që krijon një mburojë ligjore për korrupsionin dhe shpërdorimin e parave publike

Roli i KLSH në kolapsin e sistemit FINANCIAR ET SHETIT

Auditimi i brendshëm dhe publik duhet të jetë një mjet kontrolli i pavarur. Por në Shqipëri, analiza tregon:

  • Raporte formale pa substancë: Shumë raporte janë vetëm letra, pa pasqyrë reale të humbjeve financiare dhe operative.
  • Auditimi i brendshëm i dobët: Në shumë institucione publike, auditimi i brendshëm është inert, i politizuar ose i paqartësuar ligjërisht.
  • Mungesa e ndëshkimit: Nuk ka mekanizma të efektshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar përgjegjësit, duke lejuar që fondet dhe projektet të përdoren për interesa private.
  • Varësia politike: Audituesit e brendshëm shpesh janë të ndikuar politikisht, duke krijuar një situatë konfliktuale midis detyrës ligjore dhe presionit politik.

Shembuj konkretë të dështimeve ne medi dhe populli di.

  1. a) Infrastrukturë e pambrojtur nga përmbytjet
  • Rrugët dhe digat në qytetet kryesore shpesh dëmtohen pas reshjeve të shpeshta.
  • Auditimet raportojnë “investime të menaxhuara” dhe nuk evidentojnë riskun real për sigurinë dhe buxhetin publik.
  1. b) Fondet publike të zhdukura në sektorët kritikë
  • Miliona euro në bujqësi, energji dhe shëndetësi nuk gjurmohen.
  • Nuk ka raporte që tregojnë përgjegjësinë e administratorëve të fondeve, duke lejuar abuzime të sistematizuara.
  1. c) Institucione të papërgatitura dhe shërbime të mangëta
  • Laboratorë shtetërorë, regjistra fermash, dhe mjete pune mungojnë.
  • KLSH shpesh raporton këto mungesa si “pak rëndësi operative”, duke fshehur dështimin real.
  1. d) Auditimi i brendshëm i politizuar
  • Drejtore dhe zv drejtorë dhe auditues të brendshëm shpesh janë të emëruar politikisht, duke mos ofruar vlerësim objektiv të shkeljeve.
  • Rezultati: rritje e korrupsionit dhe risk i lartë për paratë publike.

 Pasojat etike dhe ligjore

  • Për qytetarët: humbje të drejtpërdrejta financiare dhe shërbime publike të dobëta.
  • Për shtetin: krijohet një strukturë që mbulon shpërdorimin dhe korrupsionin, duke minuar besimin në institucionet publike.
  • Ligjore: mungesa e përgjegjësisë penale ose administrative krijon precedent për abuzime të ardhshme.
  • Etike: dështimi i auditimit publik cenon integritetin e shtetit dhe profesionistëve të auditimit.

 Konkluzion i Parë

Hetimi i KLSH dhe sistemit të auditimit publik nuk duhet të fokusohet vetëm në veprat penale, por mbi modelin struktural që lejon korrupsionin të lulëzojë. Kjo përfshin:

  • Analizë të raporteve të auditimit, duke krahasuar shpenzimet reale me rezultatet e raportuara.
  • Vlerësim të auditimit të brendshëm dhe pavarësisë së tij nga ndikimi politik.
  • Vlerësim të pasojave financiare, operative dhe etike të dështimeve të dokumentuara.

Hetimi i tillë është i nevojshëm për të tronditur korrupsionin sistemik dhe për të rikthyer besimin në shërbimet publike.

 KUALIFIKIMI JURIDIK SIPAS KODIT PENAL

Bazuar në analizën e zhvilluar dhe gjetjet e auditimit, veprimet dhe mosveprimet e konstatuara përbëjnë indicie të arsyeshme për përgjegjësi penale për veprat e mëposhtme:

Shpërdorimi i detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, përfshin mosushtrim të kompetencave ligjore, mbyllje formale të auditimeve pa kontroll të thelluar, kryerje të ri-auditimeve të pajustifikuara dhe shkaktim dëmi ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve.

Falsifikimi i dokumenteve, sipas nenit 186 të Kodit Penal, përfshin hartimin e raporteve të auditimit që nuk pasqyrojnë realitetin financiar dhe faktik, por prezantojnë një version të shtrembëruar ose të manipuluar të gjetjeve, veçanërisht në rastet me risk të lartë financiar.

Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale, sipas nenit 25 të Kodit Penal, evidenton veprime të koordinuara ndërmjet disa funksionarëve publikë për të shmangur zbulimin e shkeljeve dhe përgjegjësinë ligjore.

Pengimi i zbulimit të së vërtetës, sipas nenit 301 të Kodit Penal, konsiston në zvarritjen e qëllimshme të procedurave dhe shmangien e referimeve penale, duke minuar transparencën dhe llogaridhënien e institucionit.

Në rast se gjatë hetimit provohet përfitim material, fshehje ose mbulim i produkteve të veprës penale, krijohen kushtet për aplikimin e nenit 287 të Kodit Penal.

3.4 miliard euro deme te parketuara ne arken e shtetit siapas vete klsh dhe zero reagim kombtar

 SHKELJE KUSHTETUESE DHE LIGJORE

Veprimet e konstatuara përbëjnë shkelje të nenit 162 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, lidhur me mosushtrimin efektiv të funksionit kushtetues të auditimit publik, duke cenuar parimin e përgjegjësisë dhe transparencës financiare të institucioneve shtetërore.

Gjithashtu, janë evidentuar shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit nr. 154/2014 për Kontrollin e Lartë të Shtetit, konkretisht të neneve 3, 4, 15 dhe 19, të cilat përcaktojnë detyrimin e KLSH për kryerjen e auditimeve të rregullta, objektive dhe në përputhje me standardet e auditimit publik.

Veprimet dhe mosveprimet e audituesve janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të auditimit publik të INTOSAI, duke përfshirë ISSAI 100, ISSAI 300 dhe ISSAI 400, të cilat kërkojnë pavarësi, integritet, transparencë dhe dokumentim të plotë të procedurave dhe gjetjeve të auditimit. Kjo situatë krijon një precedent të rrezikshëm për llogaridhënie të dobët të fondeve publike, cenim të besimit qytetar në institucionet e kontrollit dhe rritje të riskut për korrupsion dhe keqmenaxhim të burimeve shtetërore qe ne shqiper nuk,ka fsuhe te pakorruptuar.

DEKLARATË

Unë, Artur Mamadhaj, me cilësinë e qytetarit, taksapaguesit dhe profesionistit të fushës së auditimit të shtetit,finaciar ie antikorrupsion ne mbrotje te taksave te shqitarve në mbështetje të neneve 281 dhe 283 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe neneve 2, 56, 116–118 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, deklaroj sa vijon:

Mbaj përgjegjësi të plotë penale, civile dhe administrative për çdo gjetje, informacion, analizë dhe provë që paraqes në këtë referim penal, lidhur me Kryetarin aktual të Kontrollit të Lartë të Shtetit, drejtues të tjerë të përfshirë në shkeljet e pretenduara, si dhe Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Shqipërisë, për mosveprim, mosushtrim të kompetencave kushtetuese dhe lejim të shkeljeve sistemike në institucionin suprem të auditimit të shtetit.

Deklaroj se provat dhe indiciet që paraqes lidhen me shpërdorim detyre (neni 248 i Kodit Penal), falsifikim ose përdorim të dokumenteve të falsifikuara (nenet 186–190), shkelje të procedurave të auditimit publik, emërim dhe ushtrim të paligjshëm të funksionit publik, sjellje me pasoja të rënda financiare për buxhetin e shtetit, cënim të pavarësisë kushtetuese të KLSH, si dhe mosveprim të qëllimshëm të Komisionit të Ekonomisë. Çdo material është hartuar në përputhje me detyrimin tim profesional, etik dhe ligjor për të sinjalizuar shkeljet që dëmtojnë integritetin e fondeve publike, sipas Ligjit Nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Në funksion të detyrimit ligjor si sinjalizues, kam raportuar zyrtarisht katër herë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar ndërhyrje për parandalimin e shkeljeve dhe mbrojtjen e interesit publik. Përkatësisht, materialet janë dërguar dhe përcjellë në mënyrë të dokumentuar edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe institucionet e Bashkimit Europian në Bruksel përmes postës elektronike, me qëllim ndërhyrjen institucionale.

Pavarësisht prej katër dërgesave te Komisioni, nuk ka pasur asnjë reagim. Ky mosveprim tregon mospërfillje të qëllimshme të kompetencave kushtetuese dhe institucionalizimin e një heshtjeje që mund të lehtësojë korrupsionin dhe keqmenaxhimin e fondeve publike. Jam njoftuar per peballje me klsh ne Komisionin  EKONOMISE  dhe nuk e realizuan se kan frike te perballen me te verteten. Kjo deklaratë shërben si garanci ligjore për saktësinë e plotë të të dhënave të paraqitura dhe si dakordësi për marrjen e përgjegjësisë penale në rast se ndonjë pjesë rezulton e pavërtetë. Për shpërdorim detyre, fshehje të të dhënave zyrtare, pengim të drejtësisë dhe korrupsion institucional. Kallëzimi parashtrohet mbi bazën e fakteve të konstatuara PUBLIKE nga analiza e praktikës audituese ndaj. Riauditimet e mëvonshme janë kryer me fonde publike dhe janë përdorur si mekanizëm formal për zbutjen, relativizimin ose neutralizimin e gjetjeve fillestare, duke shmangur përgjegjësinë penale dhe administrative. Kjo praktikë përbën përdorim abuziv të kompetencave publike dhe deformim të funksionit kushtetues të auditimit, duke krijuar një model korrupsioni institucional të organizuar. Veprimet dhe mosveprimet bien ndesh me nenet 7, 23, 159 dhe 170 të Kushtetutës, si dhe me parimin e shtetit të së drejtës (neni 4). Ligjërisht, përbëjnë elementë të veprës penale: shpërdorim detyre (neni 248), falsifikim dokumentesh (neni 186), bashkëpunim në veprën penale (neni 25), pengim i zbulimit të së vërtetës (neni 301) dhe përfitim material ose mbulim i veprës penale (neni 287).

Në aspektin administrativ dhe etik, këto veprime bien ndesh me ligjet për menaxhimin financiar dhe kontrollin, ligjin për auditimin publik, ligjin për të drejtën e informimit dhe standardet ndërkombëtare ISSAI, duke cenuar – besimin e publikut dhe integritetin e institucionit.