Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, në orët e vona të kësaj të hëne.

Një automjet dyshohet se ka përplasur për vdekje një këmbësor në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur për në vendngjarje, për të zbardhur të plota shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.