Opinion

Bektash Zeneli: 155 vjet nga lindja e Gjergj Fishtës, Gjergji i madh i Fishtës së vogël

E që prej njëqind e pesëdhjet e pesë vjetësh na vjen i freskët portreti fisnik i Gjergj Fishtës, shembulli frymëzues i tijë. I njeriut të jashtëzakonshëm, me një fuqi misterioze që për atë ishte e zakonshme, ndërsa për të tjerët mrekulli: poet i niveleve sipërore, shkrimtar, publiçist, studiues, historian… deputet i Parlamentit Shqiptar, nënkryetar i tijë… shqiptari i parë i nominuar për çmimin “Nobël”! Do të ishte pikërisht ai i cili e ngriti flamurin e gjuhës së kombit të tijë, jo mbi bedenat e kështjellave, por, mbi fortesat e mendimit e të ndjenjave shqiptare

Asokohe, askujt nuk do ti shkonte ndërmend se fshati i vogël Fishta, në Zadrimë të Lezhës, do të ishte vendlindja e një emri të madh, njërit prej personalitetëve të Rilindjes Kombëtare, Poetit të Kombit, Gjergj Fishta. Fshati i bukurive të rralla natyrore e pamje panomarike të mahnitshme do të bëhej i njohur në mbarë trojet e Kombit dhe më gjërë akoma, bash prej emrit të birit të vet; prëj poetit, prozatorit, përkthyesit e akademikut, politikanit e patriotit të zëshëm, Gjergjit. U lind në këto troje emërmirë më 23 Tetor 1871. Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, ndjek shkollën fetare e që në moshë të re bëhet pjesë e Urdhrit Françeskan ku u formua jo vetëm si meshtar por edhe si studiues shkrimtar dhe mendimtar. Për të vijuar pastaj studimet në Bosnjë në fushën e filozofisë dhe teologjisë, e njëkohësisht, mëson edhe gjuhë të huaja. Gradualisht, paiset me kulturë të gjerë europiane, të cilën do ta vinte në shërbim të Shqipërisë. Pas kthimit në Atdhe ju përkushtua arsimit, gjuhës shqipe, letërsisë, çështjës kombëtare për tu bërë një nga figurat më të spikatura të Rilindjes. Pasi shërbeu si famulltar në Troshan, krejt pa pritur e guximshëm, meshën e parë e dha në gjuhën shqipe. Pasi hap shkollën shqipe këtu, bën përpjekje që një gjë e tillë të realizohet edhe në zona të tjera.      Në vitin 1898 Fishta do të themelonte shoqërinë letrare ”Bashkimi” shoqëri e cila luajti rol të rëndësishëm në jetën artistike për kohën. Në këtë kohë, njihet më Faik Konicën, ku nis bashkpunimin më gazetën “Albania” drejtuar nga Konica e që botohej në Bruksel. Më 1902, Fishta nis punën në Shkodër, si drejtor i parë i shkollës fillore françeskane.Këtu me këmbnguljën e tijë u fut për herë të parë mësimi i gjuhës shqipe. Gjergj Fishta ishte ndër protagonistët e Kongresit të Manastirit të vitit 1908 ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe. Ai, besonte fort se gjuha shqipe ishte shtylla mbi të cilën ndërtohej identiteti i një kombi dhe se pa një ghuhë të njësuar nuk mund të kishte shtet të fortë e kulturë të zhvilluar.Këto i kishte bindje, frymëzim. Ndaj dhe i kushtoi asajë vargjet e dashura për të gjithë shqipfolësit: “ Porsi kanga e zogut t’verës / Që valzon n’blerim të Prillit / Porsi i ambli, fllad i erës / Qi lmon gjit e drandafillit / Porsi vala e bregut detit / Por si gjama e rrëfesë zhgjetare / Porsi oshtima e një tërmeti / Ashtu asht gjuha jonë shqiptare…”.       Dhe jo vetëm kaq. Fishta këtu lëshon edhe porosinë- amanet, që gjuha shqipe, fjalët e saj, në asnjë rast e për asnjë rethanë mos të zëvendësohen me fjalë të huaja : “ Pra mallkue njaj birë shqiptari / Që kët gjuh të perëndisë / Trashëgim që na e la i pari / Trashëgim s’ ja len as fmis / Edhe atijë ju thaftë goja / Që përbuz kët gjuh hynore / Që n’ gjuh t’ huj kur sasht nevoja / Flet e t’vetën lën mas dore…”.

Përmes revistës “ Hylli i Dritës” të cilën ai vetë e themeloi, ndikoi në formimin intelektual të shoqërisë shqiptare, duke trajtuar çështje historike, politike, arsimore e kulturore. Ky organ i cili u drejtua nga Fishta deri në vitin 1940, do të shërbente edhe si një shkollë e gazetarisë për kohën.Bashkë me Luigj Gurakuqin, themelojnë” Komësinë Letrare”, një shoqëri kjo gjuhësore letrare me karakter patriotik që synonte, ruajtjen të pastër të gjuhës shqipe.

Në vitin 1919 Gjergj Fishta do të ishte pjesë e rëndësishme e delegacionit shqiptar  si sekretar i këtij delegacioni, në Konferencën e paqes në Paris, i cili u vu në ballë të të drejtave të popullit shqiptar.

Në fushën e krijmtarisë letrare, me botimin e një sërë veprash, Gjergj Fishta do të ishte krijuesi që me penën e tijë do ta ngjiste letërsinë shqiptare në nivelet e epikave më të mëdha evropiane, ku përmes veprës së tijë do ti jepte zë historisë, traditës dhe krenarisë së shqiptarve cep më cep trojeve shqipe. Krahas veprave të tjera, mendjendrituri penëhollë Gjergj Fishta e ka ngjit “Lahutën e Malcisë” në të njëjtin rang më epet më të mëdha të qytetërimit botëror, çka na bën krenarë të përhershëm…

“Lahuta e Malcisë” nuk është vetëm një nga poemat më të famshme epike që njeh letërsia shqiptare sëpaku. Ajo konsiderohet si një monument i letërsisë së shekullit të njëzet. Në të, Fishta në mbi 15 mijë vargjet e saj, përshkron luftra, qëndresa, zakone besën dhe karakterin e shqiptarve me motive realiste, frymëzuese homerike. Eqerem Çabej i pa përsëritshëm ka shkruar:”Fishta, arriti ta ngrejë “Lahutën e Malëcisë” në sferën kombëtare… vepra e tijë ka marrë karakterin e një eposi kombëtar. Te Fishta, e kaluara dhe e ardhmja e këtijë kombi jan pjekur fatalisht në një pikë simbolike me njëra- tjetrën… nuk mund ta përflasim poetin që ka marrë për lëndë të parë një trevë njerzore gjeografikisht të ngushtë, sepse te kjo botë e përshkruar prej tij njohin vetveten jo vetëm Malësoret e veriut, por gjithë banorët e maleve shqiptare, ata të Verilindjës, Kosovë, të Lindjës, Dibër , e të Jugperendimit, Labërisë…”. Në kohën kur jetoi Gjergj Fishta, kur Europa po përfshihëj nga lufta dhe ideologjitë ndanin popujt,ai, do të demostronte edhe një ndër traditat më të vyera të kombit tonë: harmonin e bashkëjetesën paqësore ndërfetare. E njëri nga aktet e tijë më pikante në këtë çështje të mprehtë ishte dhe ky shembull që po sjellim. Me çlirimin e Shqipërisë nga osmanët, Gjergj Fishta ngriti flamurin kombëtar në Shkodër dhe në marrveshje me myftininë e Xhamisë aty pranë, bëri të lidhej aty një konop i ndriçuar me drita nga kampanilja e kishës së fretërve te minaria e xhamisë në të cilën valvitej flamuri kombëtar. Një mesazh ky i qartë e bindës i bashkimit kombëtar, i bashkëjetesës paqësore ndërfetare. Në ditën e lamtumirës së Gjergj Fishtës, Hafiz Ali Kraja, një prej dijetarëve dhe intelektualëve myslyman më të përmendur të kohës, në fjalimin e tijë të lamtumirës, pranë kryes së Gjergjit, ka thënë: “Me ty  Patër Gjergj, kombi shqiptar mburret, lartësohet e naltmadhnohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmënia intelektuale vajton humbjen tande, të përcjell me mallëngjim e dhimbje në jetën e pasosme…”. At Gjergj Fishta dhe Hafiz Ali Kraja, dëshmonin se ndonëse i përkisnin dy besimeve të ndryshme fetare, njëri françeskan katolik e tjetri dijetar mysliman, ata i kishte bashkuar ideali i vetëm, shërbimi ndaj kombit shqiptar, mbrojtja e gjuhës shqipe, edukimi i brezave me frymën e atdhedashurisë. Ska mesazh më të bukur edhe për sot, edhe për nesër…

… E që prej njëqind e pesëdhjet e pesë vjetësh na vjen i freskët portreti fisnik i Gjergj Fishtës, shembulli frymëzues i tijë. I njeriut të jashtëzakonshëm, me një fuqi misterioze që për atë ishte e zakonshme, ndërsa për të tjerët mrekulli: poet i niveleve sipërore, shkrimtar, publiçist, studiues, historian… deputet i Parlamentit Shqiptar, nënkryetar i tijë… shqiptari i parë i nominuar për çmimin “Nobël”! Do të ishte pikërisht ai i cili e ngriti flamurin e gjuhës së kombit të tijë, jo mbi bedenat e kështjellave, por, mbi fortesat e mendimit e të ndjenjave shqiptare. Ai do të ishte nga ata intelektualë i cili ju imponua kulturës shqiptare jo vetëm si krijues, por edhe si kritik e historian i letërsisë. Për një gjysëm shekulli që figura që do mbizotëronte letërsinë shqipe e që në gjallje të tijë u kurorëzua “Poet Kombëtar”, e në vitët e mëvonshme, në lindje të shekullit të ri, vlerësohet me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.