Aktualitet

Fundjavë me temperatura ekstreme! Agjencia Kombëtare e Mbrojtja Civile paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në disa qarqe

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar se vendi do të përballet me temperatura shumë të larta gjatë ditëve në vijim, duke rritur ndjeshëm edhe rrezikun për shpërthimin e zjarreve në pyje dhe kullota.

Sipas njoftimit, Instituti i Gjeoshkencave ka informuar se gjatë periudhës 29 korrik – 2 gusht 2026 pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave, ndërsa rreziku nga zjarret do të jetë në nivele të larta, me kulmin që pritet të arrihet ditën e diel.

Qarqet më të ekspozuara ndaj këtij rreziku janë Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Vlora dhe Gjirokastra, ku parashikohen edhe temperaturat më të larta. Për qarqet e tjera të vendit, niveli i rrezikut për ditën e diel vlerësohet si i moderuar.

Fundjavë me temperatura ekstreme! Agjencia Kombëtare e Mbrojtja Civile