Aktualitet

Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto kandidon për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Pas prokurorit të SPAK, Adnan Xholi, edhe prokurorja Rovena Zoto (Bozo) ka hyrë zyrtarisht në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Zoto ka dorëzuar kandidaturën e saj pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Aktualisht ajo ushtron detyrën si prokurore në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa më herët ka shërbyer në prokuroritë e Lushnjës dhe Fierit, shkruan VoxNews.

Një ditë më parë, kandidaturën për të njëjtin post e depozitoi edhe Adnan Xholi, duke u bërë kandidati i parë që shprehu interes për drejtimin e institucionit.