Bota

Gjyqi ndaj Cole Tomas Allen: Prokurorët publikojnë videon e plotë të sulmit ndaj darkës së korrespondentëve

Përgatiti Beqir SINA – New York

Avokatët thonë se gjykatësit e lanë derën hapur për kërkesë të mundshme lirimi me kusht
Uashington DC — Prokurorët federalë publikuan të enjten videon e plotë të incidentit dramatik në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku autoritetet thonë se Cole Tomas Allen, i armatosur me armë zjarri dhe thika, u përpoq të depërtonte sigurinë dhe të sulmonte eventin ku ndodhej presidenti Donald Trump.
Jeanine Pirro, prokurorja amerikane për Distriktin Kolumbia (D.C.), ndau pamjet në rrjetet sociale, duke nxitur pyetje të reja rreth sigurisë presidenciale.
Videoja e plotë e trasmetuar dje tregon momentet kur Allen, 31 vjeç, nga Torrance i Kalifornisë, kalon nëpër një magnetometër dhe drejton armën drejt një agjenti të Shërbimit Sekret. Ende nuk shihet qartë se cili është agjenti që qëlloi pesë herë, duke e plagosur sulmuesin.
Sipas dokumenteve të gjykatës, jeleku rezistent ndaj plumbave e shpëtoi agjentin, por hetimet ende nuk kanë konfirmuar nëse Allen e qëlloi atë apo plumbi ishte rikthim nga zjarri i forcave të sigurisë.
Pirro deklaroi se nuk ekzistojnë prova të besueshme që Allen të ketë shkaktuar plagosjen e agjentit.
Videoja gjashtëminutëshe tregon qartë se sulmi u ndalua brenda pak sekondave në perimetrin e jashtëm të mbrojtjes shumë/shtresore.
Drejtori i Shërbimit Sekret, Sean Curran, mbrojti protokollin e sigurisë. Ai tha se distanca nga pika e kontrollit deri te podiumi i presidentit ishte 108 metra, me dy palë shkallë, një derë të blinduar dhe disa “shtresa” oficerësh të armatosur. Siguria e vendit ishte i organizuar në mënyrë perfekte, theksoi Curran në një intervistë për Fox News: “Sulmi u ndalua pa arritur në zonën kryesore të eventit.”
Pamjet videos tregojnë Allen duke ecur në korridorin e hotelit Washington Hilton, duke kontrolluar palestrën dhe duke bërë një selfie në dhomën e tij vetëm pak minuta para veprimit.
Ndërsa, ai mbante një çantë me fishekë, një këllëf me fishek pistolete, dhe një thikë.
Në një mesazh të zbuluar nga hetuesit, Allen e quajti veten “Vrasës Federal Miqësor” dhe aludoi për pakënaqësi ideologjike ndaj disa vendimeve të administratës Trump, pa e përmendur presidentin me emër.
Allen u akuzua për tentativë vrasjeje të presidentit, mbajtje të paligjshme arme dhe përdorim arme në krim dhune. Ai përballet me burgim të përjetshëm nëse provohet qëllimi i tij.
Të enjten për herë të parë Alen para gjykatësve pranoi të qëndrojë në paraburgim deri në gjyqin e tij.
Avokatët e tij argumentuan se provat e qeverisë mbështeten kryesisht në spekulime dhe interpretim të shkrimëve personale, duke mos ofruar dëshmi të drejtpërdrejta për qëllimin për të vrarë Trumpin.
Avokatët thanë se gjykatësit e lanë derën hapur për kërkesë të mundshme lirimi me kusht.
Incidenti thanë gazetarët ngre pyetje të rëndësishme mbi efikasitetin e masave të sigurisë në evente publike me prani të lartë. Megjithatë, autoritetet theksuan se rrethi i brendshëm mbeti i paprekur.
Allen, i cili punonte si mësues privat me kohë të pjesshme dhe zhvillues amator videolojërash, u neutralizua shpejt nga një oficer i vetëm që arriti të reagojë në kohë.
Megjithatë gazetarët thonë se ky rast ilustron tensionet e vazhdueshme politike dhe polarizimin  në Shtetet e Bashkuara, dhe sfidat e mbrojtjes së figurave kryesore shtetërore.
Po ashtu dje u tha se hetimet do të vazhdojnë për të sqaruar plotësisht motivin dhe rrjedhën e ngjarjeve. Prokuroria tha se po pret që hetimet të paraqesën prova shtesë në seancat e ardhshme gjyqësore.