Ministri Malaj: Rekord pasagjerësh në katër muaj në portin e Sarandës
Porti i Sarandës po mirëpret çdo ditë e më shumë turistë nga e gjithë bota.Drejtori i portit, Admir Malaj tha se “gjatë periudhës janar-prill në port është shënuar një numër rekord prej 52 770 pasagjerësh, një rritje prej 72% krahasuar me 2025”.
“Ndërsa vetëm në prill 2026 në port kanë mbërritur 30 567 pasagjerë, 10 510 më shumë pasagjerë se e njëjta periudhë në 2025-ën”, tha Malaj.
Sipas tij, kjo rritje lidhet me përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe të linjave detare që vijnë nga Korfuzi.Sa i përket mbarëvajtjes së sezonit turistik dhe masave të marra, Malaj tha se porti ka shtuar forcën e sigurisë dhe bashkëpunimin me policinë kufitare, kapitenerinë dhe drejtorinë e Doganës Sarandë.“Ndërkohë që linjat e trageteve kanë shtuar oraret e udhëtimit nga porti i Korfuzit drejt Sarandës”, tha Malaj.
Saranda me monumentet arkeologjike dhe natyrore dhe plazhet e saj mahnitëse vijon të tërheqë çdo vit numër të lartë turistësh vendas e të huaj.

