PE miraton raportin e 2025 për Shqipërinë: Abuzime me tenderat dhe koncesionet, shqetësim pastrimi i parave të drogës
Parlamenti Europian miraton raportin për vitin 2025 për Shqipërinë, duke ngritur shqetësime të mëdha sa i përketë deformimit të zgjedhjeve, korrupsionit, mbrojtjes së Belinda Ballukut, apo për krimin e organizuar dhe pastrimin e parave. Ky raport është miratuar nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian dhe pritet të kalojë për votim në se seancë parlamentare. Open Balkan, nisma e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç konsiderohet si një projekt që dëmton interesat e Bashkimit Europian dhe tregun e përbashkët, ndërsa ngrihet alarmi për lirinë e mediave dhe sulmet ndaj gazetarëve.
Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Evropian miratoi këtë të martë raportin e vitit 2025 për Shqipërinë, i cili do t’i kalojë për miratim seancës plenare.
Në këtë raport, Komisioni ka konstatuar probleme të rënda për një vend që kërkon integrimin në Bashkimin Europian, që nga mospasja e zgjedhejve të lira, e deri tek korrupsioni në nivele të larta. Ndalur tek zgjedhjet, Komisioni kërkon marrjen e masave urgjente pasi në zgjedhjet e fundit janë konstatuar shkelje të rënda, që nga mungesa e barazisë në garë, blerje të votave, presion ndaj administratës e deri tek përdorimi i resurseve shtetërore për të penguar rotacionin.
Përsërisin shqetësimet në lidhje me fushën e pabarabartë të lojës, keqpërdorimin e burimeve administrative që turbullojnë vijat ndarëse midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake, financimin e partive politike, akuzat për blerjen e votave dhe presionin mbi votuesit; prandaj i bën thirrje shumicës dhe opozitës që të ndjekin në mënyrë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile, dhe të zbatojnë plotësisht rekomandimet e pazgjidhura të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias shumë kohë përpara cikleve të ardhshme zgjedhore.
Komisioni i Politikave të Jashtmë në Parlamentin Europian, ndërsa vë në dukje zhbërjen e rolit të Parlamentit për të kontrolluar ekzekutivin, kërkon transparencë të plotë si kusht për progresin e Shqipërisë në procesin e Integrimit.
“Inkurajon një kontroll më të fortë parlamentar të ekzekutivit, transparencë të shtuar në procedurat legjislative dhe konsultime më domethënëse në një fazë të hershme me organizatat e shoqërisë civile, partnerët socialë dhe institucionet e pavarura; thekson se progresi në procesin e integrimit në BE duhet të ndiqet pa bërë kompromis me cilësinë dhe përfshirjen e reformave. Thekson rëndësinë e forcimit të rolit dhe kapaciteteve të komisioneve parlamentare, duke përfshirë edhe përmes aksesit të përmirësuar në informacion, mbështetjes së ekspertëve dhe procedurave transparente legjislative”
Mbrojtja e zv. kryeministres Belinda Balluku përballë drejtësisë duke mos i hequr imunitetin, që ka sjellë edhe bllokimin e raportit të IBAR, ka gjetur vend në raport, ku Parlamenti Europian tregohet i prerë.
Kujton se imuniteti parlamentar është pjesë e kuadrit kushtetues të hartuar për të siguruar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike; thekson se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret në mënyrë strikte në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe procedurat e përcaktuara ligjore, pa ndërhyrje politike dhe pa vonesa të panevojshme.
Në këtë kuadër, Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian shpreh keqardhje për rritjen e nivelit të Korrupsionit në vitet e fundit, duke theksuar se pavarësisht kuadrit ligjore, ndjekja penale e rasteve të korrupsionit në nivelet e larta po pengohet.
Shpreh keqardhjen që sipas renditjes së Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për vitin 2025, Shqipëria ka rënë në vendin e 91-të, krahasuar me renditjen e saj të vitit 2024 në vendin e 80-të; Thekson se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe se, pavarësisht progresit në kuadrin ligjor dhe institucional, Shqipëria duhet të forcojë më tej kapacitetin e përkushtuar të policisë, të konsolidojë historikun e saj të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare, veçanërisht në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Këmbëngul që korrupsioni duhet të adresohet në të gjitha nivelet për të forcuar besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe për të lejuar një mjedis biznesi të parashikueshëm; bën thirrje për transparencë të forcuar, kontrolle të konfliktit të interesit, vlerësime të rrezikut të integritetit dhe masa parandaluese të synuara në sektorët me rrezik të lartë, veçanërisht prokurimin publik dhe koncesionet, licencimin dhe inspektimet, si dhe planifikimin e ndërtimit dhe hapësinor.
Pastrimi i parave dhe aktiviteti i krimit të organizuar mbetet një shqetësim serioz për Bashkimin Europian, ku kërkon marrjen e masave të menjëhershme kundër pastrimit të parave të drogës.
Thekson rëndësinë e luftimit efektiv të krimit të organizuar, duke përfshirë rrjetet e pastrimit të parave dhe trafikimit të drogës, dhe bën thirrje për bashkëpunim të intensifikuar me agjencitë e BE-së si Europol dhe Eurojust; u bën thirrje autoriteteve të përshpejtojnë punën për përafrimin e kuadrit ligjor të Shqipërisë për krimin e organizuar me acquis të BE-së, të forcojnë kapacitetin e zbatimit të ligjit dhe të përmirësojnë efikasitetin e hetimeve.
Ndërsa kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me Aleksandër Vuçiç i kërkuan Bashkimit Europian që të mbyll sytë për situatën në vendet e Ballkanit dhe të bëjë një integrim të cunguar, BE tregohet e prerë ndaj Ramës e Vuçiç, e madje duke e cilësuar Open Ballkan si minim të rrugës europiane dhe procesit të Berlinit.
Paralajmëron se nismat e zhvilluara jashtë kornizës së BE-së, përfshirë të ashtuquajturën nismë “Ballkani i Hapur”, rrezikojnë të krijojnë struktura paralele që mund të minojnë Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal të BE-së;
Abuzimi me fondet IPARD ëhstë një tjetër shqetësim i Komisiot që kërkon marrjen e masave të menjëhershme ndaj abuzimit me qëllim që vendi të thithë fondet e zhvillimit nga BE.
Shpreh shqetësim për parregullsitë serioze të identifikuara nga OLAF në zbatimin e programit IPARD II në Shqipëri; nënvizon rëndësinë e sigurimit të transparencës së plotë, llogaridhënies dhe mekanizmave efektivë të kontrollit në përdorimin e ndihmës financiare të BE-së, me qëllim mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit dhe ruajtjen e besimit public
Liria e mediave dhe dhuna ndaj gazetarëve është një nga shqetësimet më serioze të adresuara nga Bashkimi Europian duke arritur deri në cilësimin si ngacmime mizogjene sulmet ndaj gazetarëve.
Dënon fuqimisht armiqësinë ndaj gazetarëve të pavarur dhe profesionistëve të medias në Shqipëri, duke përfshirë sulmet verbale dhe retorikën anti-media nga zyrtarë të lartë, fushatat e shpifjes dhe ngacmimet mizogjine në internet, shpesh duke synuar gazetarët që raportojnë mbi sundimin e ligjit, korrupsionin dhe drejtësinë; (AM 149 Greens) është gjithashtu i shqetësuar nga numri i lartë i padive kundër gazetarëve; mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal; megjithatë, shpreh keqardhje që ato nuk kanë çuar në dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare;
Problemi i pronësise apo respektimi i të drejtave të pakicave kombëtyare janë disa nga shqetësimet e tjera të BE-së që kërkon nga Shqipëria ti korrigjojë. Në progress raport, kërkon nga palët politike që të ulen në Kuvend dhe të realizojnë me konsensur reformat e nevojshme për integrimin dhe reflektimin e këtyre reformave në jetën e qytetarëve.

