Sociale

‘Ndrangheta në Shqipëri merr 13 milionë euro tenderë pas sekuestrimit nga SPAK; dosja ngrin prej 5 vitesh

Kompania “GTS – Gazra Teknike Shqiptare”, filial i mafies italiane, vijon të furnizojë spitalet me oksigjen pa garë, ndërsa SPAK nuk ka nxjerrë asnjë akt akuzë për drejtuesin Besnik Halili (“Niku i ‘Ndranghetës”) dhe zyrtarët e përfshirë në tenderët 60 milionë Euro.

Kompania “GTS – Gazra Teknike Shqiptare”, filial i mafies italiane, vijon të furnizojë spitalet me oksigjen pa garë, ndërsa SPAK nuk ka nxjerrë asnjë akt akuzë për drejtuesin Besnik Halili (“Niku i ‘Ndranghetës”) dhe zyrtarët e përfshirë në tenderët 60 milionë Euro. Fillimisht, po përmendim dy fakte:Më 25 janar 2021, SPAK regjistroi “Çështjen Penale Nr. 17”, me hetim të nisur kryesisht ndaj kompanisë “GTS – Gazra Teknike Shqiptare”, filial i grupit mafioz italian ‘Ndrangheta, për përfitime tenderësh me veprime klienteliste e korruptive në shëndetësinë shqiptare.Më 30 maj 2024, Byroja Kombëtare e Hetimit zbarkoi në zyrat e kësaj kompanie në Vaqarr të Tiranës, ku sekuestroi telefona, kompjuterë, dosje tenderësh e dokumenta financiare.Sipas pamfleti nga materialet e sekuestruara është provuar se zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe institucionesh të tjera, në bashkëpunim me Besnik Halilin, përfaqësuesin e kompanisë “GTS – Gazra Teknike Shqiptare” të grupit ‘Ndrangheta, kanë paracaktuar kriteret dhe kanë bërë tenderë pa gara për të shpallur fituese këtë kompani.Kanë kaluar më shumë se 5 vite nga procedimi penal dhe 2 vite nga sekuestrimi i provave në zyrat e kompanisë “GTS – Gazra Teknike Shqiptare” të grupit ‘Ndrangheta.Byroja Kombëtare e Hetimit ka dorëzuar dosjen me prova, por SPAK nuk ka vepruar, minimalisht as për ta çuar para drejtësisë drejtuesin e kompanisë, Besnik Halili, të njohur si “Niku i ‘Ndranghetës”, dhe zyrtarët që janë përfshirë bashkë me të në aferën e tenderëve rreth 60 milionë Euro në total.Ndërkohë që SPAK nuk po vepron, duke mbajtur të ngrirë dosjen hetimore, kompania “GTS – Gazra Teknike Shqiptare”, vetëm gjatë periudhës maj 2024 – mars 2026, pas sekuestrimit, ka marrë edhe 13 milionë Euro tenderë të tjerë pa garë e kontrata 98-100% të financimeve limit, për furnizimin e shëndetësisë me oksigjen mjekësor te disa institucione me gaz.Madje dhe në muajin prill 2026, kjo kompani e ka filluar me 5 tenderë të tjerë në vlerë totale 800 mijë Euro, të dhënë pa garë nga Ministria e Shëndetësisë, spitalet dhe Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj.Drejtuesit të SPAK-ut, , po i bëjmë këtë pyetje:· A do t’i kërkojë prokurorit të çështjes të nxjerrë nga sirtari dosjen e aferave me tenderët e shëndetësisë, që i janë dhënë kompanisë “GTS – Gazra Teknike Shqiptare” të grupit mafioz ‘Ndrangheta?Ndërsa pyetja logjike që po bëjmë është kjo:

A ka vlerë hetimi e procedimi që kanë bërë BKH e SPAK, kur kompania filial i grupit ‘Ndrangheta në Shqipëri nuk po çohet për gjykim dhe pas sekuestrimeve ka marrë 13 milionë Euro tenderë?