Aktualitet

Studentët e Mjekësisë nisin të parët protestën, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur të parët protesten duke marshuar në drejtim të Ministrisë së Arsimit për tëkërkuar zgjidhje për shqetësimet e ngritura dhe reagim nga institucionet përgjegjëse.

Nën sloganin “Studentët kërkojnë revolucion”, të rinjtë kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes thirrjeve dhe protestës,duke këmbëngulur në kërkesën për ndryshime politike dhe largimin e qeverisë.

Prej më shumë se dy javësh, studentët kanë ndërprerë pjesëmarrjen në procesin mësimor, në kuadër të bojkotit qëshoqëron protestën e tyre. Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Në krah të studentëve janë rreshtuar edhe pedagogë, të cilët kanë shprehur mbështetjen për kauzën e tyre dhe kanë bërë tëditur se do të vijojnë të qëndrojnë pranë tyre deri në adresimin e kërkesave të parashtruara.

Protesta para Ministrisë së Arsimit vjen në vijim të mobilizimit të vazhdueshëm të studentëve, të cilët po përdorinbojkotin e mësimit dhe tubimet publike për të ushtruar presion mbi institucionet dhe për të kërkuar përmbushjen ekërkesës së tyre kryesore: largimin e kryeministrit Edi Rama.