Zjarr dhe në Mallakastër, flakët ‘përpijnë’ ullishtet, rrezikohen banesat
Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme më 1 gusht në Drenovë të Mallakastrës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqe me ullishte duke rrezikuar banesat dhe varrezat e fshatit.
Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Në ndihmë të tyre po shkojnë mjete të Fierit dhe Roskovecit.


