Politikë

Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Benet Beci dhe 6 zyrtarëve të tjerë

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Pjesë e grupit të Becit janë edhe Jonid Kazani, Edlira Mitrushi e Yllka Nishku, si dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Rudin Gjoni, Premtim Dauti e Adela Ruko, që po ashtu u njohën me vendimin e Marinela Osmanit për kalimin e dosjes për gjykim.

Sipas SPAK, Beci ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”. Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Evis Berberit.

Një pjesë e të pandehurve, përfshirë edhe Benet Beci, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa do të jetë 3-shja tjetër e Gjykatës së Posaçme për të vendosur mbi kërkesën e palëve.