Dosier

Nga Kozma GJINI : “KOMPOZITORI, QË U BË KRYETAR BASHKIE”

Nga Kozma GJINI

(Kryetari i Parë i Bashkisë, Divjakë. Mësuesi i muzikës. Kompozitori, i dënuar nga Plen. 4-t i ish-KQ. Gjurmët e kulturës në Mirditë e në Myzeqe).

Të gjithë ata që e njohin Stavri Zakën, muzikantin dhe ish-kryetarin e parë të bashkisë së Divjakës, e dinë fort mirë që ai është një person i prerë për drejtësi. Prandaj, komuniteti i bregdetit të Divjakës, vitet e para të shndërrimit… e zgjodhën njëzëri kryetarin e tyre. Një episod: Para derës së zyrës së kryetarit, ato vite, përballem me një qytetar i cili më shpjegoi se kishte një problem toke me vëllanë. “E di që Stavri “ka kokë më vete” dhe do të më japë rrugën,… por do ta testoj një here”, u shpreh ai. Kur e pyeta, pse kishte një përshtypje të tillë, më tha: “Më thuaj një kryetar bashkie në Shqipëri që ndau tokën me ligjin 7501-shin dhe s’ka marrë tokë për veten e tij. Ja, ky është Stavri ynë!”. Vetëm kaq do të mjaftonte për të bërë portretin e një njeriu. Stavri Zaka ka lindur në Divjakë më 22.03.1947.Vjen nga një familje arsimdashëse me tradita në fushën e muzikës. Nën kujdesin e vëllait të madh, Vasilit, që i vogël mësoi të lunate me fizarmonikë.Ishte koha kur djemtë e fshatit:Vasil Zaka, Perik K.Bërboti, Thoma Rr. Shkoza e Gori Gj. Ndini…etj, krijuan grupin e parë artistik të sazeve muzikore në 10 vjetëshin e parë të pasçlirimit. Prirja e Stavrit për muzikë u zbulua që kur ishte nxënës i drejtorit Kol Nika, në bankat e shtatëvjeçares.Në vitet 1960-62 thirret për të luajtur melodi me fizarmonikë me grupin e fshatit në vatrën e kulturës të Divjakës.Emri i tij mori famë sidomos pas njohjes me Vaçe Zelën, në kampin e pionierëve të Divjakës, ku ai do të shoqëronte me fizarmonikë këngët Vaçes, për kënaqësinë e fëmijëve të kampit. Në vitin 1965 Stavri mbaroi shkëlqyer studimet në Liceun Artistik “J. Misja”, Tiranë, dega e përgjithshme kulturore-artistike. Ishte nxënës me një formim të admirueshëm muzikor, gjë që e ka pohuar personalisht mjeshtri i muzikës së lehtë, Agim Prodani. Stavri punoi një vit përgjegjës i vatrës së kulturës në fshatin Mizë dhe drejtues muzikor i grupit artistik të shtëpisë së kulturës, Divjakë. Kënga “Sot në Myzeqe”, është fruti i parë i krijimtarisë së tij, paraqitur në “Anketën muzikore” të radio-Tiranës.Në shtator 1966-1969, kreu studimet e larta në Institutin e Arteve, dega “Kulturë e Përgjithshme Artistike”, të cilën e përfundoi me rezultate shumë të mira, jo vetëm në lëndët bazë, por edhe në aktrim, regji, dirizhim, kompozicion e klarinetë. Duke luajtur meloditë më të bukura të kohës me fizarmonikë e klarinetë, ai bëri një turne të suksesshëm me grupin artistik të studentëve në aksionet e rinisë. U aktivizua si krijues, (kompozitor), në Koncertet e Majit dhe Anketat muzikore, ngarkuar me grupin e studentëve të gjuhës e të letërsisë, me pedagogun e tij, kompozitorin Agim Krajka, i cili e vlerësonte dhe e mbështeti talentin, Stavri Zaka. Ka kontribuar dy herë, (nga dy muaj), në klubin e Kulturës të qytetit të Selenicës, në vitet 1968-69. I formuar si muzikant e instrumentist, Stavri, vitin e fundit të fakultetit të Arteve punoi si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, 1996. Gjatë shërbimit ushtarak në Vajkan të Fierit, shfaqën disa koncerte artistike në zonë, nën drejtimin e grupit muzikor, me kompozitor: Shpëtim Kushta, Timo Flloko, aktor-regjisor dhe Stavri Zaka, muzikant, instrumentist në fizarmonikë-klarinetë.Në janar 1970 emërohet përgjegjës i sektorit të muzikës në Shtëpinë e Kulturës të qytetit të Rrëshenit. Qytetarët e Rrëshenit e mbajnë mend që aktivitetet e para artistike zhvilloheshin në kushte të vështira, sepse s’ishte përfunduar pallati i kulturës. Shfaqjet artistike zhvilloheshin në mjediset e kinemasë dhe në qendrat e punëtorëve: Rubik, Kurbnesh, Spaç etj. Orkestrën bazë të shfaqieve të para e përbënin instrumentet e zonës: çifteli, sharkë, fyell, daulle, fizarmonikë, kitarë akustike, e klarinetë (fizarmonika e dhe klarineta ishin instrumente personale të Stavrit- e tillë ishte gjendja e institucioneve). Në shtator 1970 do të përurohej Pallati i Kulturës i Rrëshenit.Në mesin e vitit 1971 në Pallatin e Kulturës të Rrëshenit, funksiononin orkestra me instrumente popullore dhe ajo e muzikës së lehtë. Në konkursin kombëtar, grupi artistik i Mirditës u vlerësua me çmimin e tretë dhe u përshëndet nga artistja e madhe Vaçe Zela dhe kompozitori Pjetër Gaci, dy personalitetet kryesore të jurisë. Me insistimin e z. Stavri Zaka në pushtetin vendor, në rrethin e Mirditës u ngrit dhe funksionoi banda, fanfarë muzikore. Filloi kështu puna për përgatitjen e pasionantëve, instrumentistëve të rinj, të ngritur së pari për teorinë e solfezhit dhe instrumentet përkatëse. Grupi i parë i fanfarës muzikore kishte nevojë për instrumente të reja, kështuqë Ministria e Arsimit dhe e Kulturës nxori nga magazinat e TOB dhe ILA, instrumentat e dyta të përdorura.U vlerësua si një arritje e madhe artistike muzikore dhënia e koncertit të parë të bandës muzikore të Mirditës në sheshin e qytetit para pallatit të kulturës të Rrëshenit, në verën e vitit 1972, nga ku morëm përgëzimet e qytetarëve, tregon Stavri.Në vjeshtën e vitit 1972 ai zhvilloi “Anketën mizikore” me këngë të muzikëz së lehtë. Për herë të parë u zbuluan elementë të rinj si këngëtarë: V. Prodani, Xh. Doni, J. Meta, L. Bakiu, N. Koçi etj.Meritë për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore kishte drejtuesi i muzikës dhe kompozitori i ri, Stavri Zaka etj.

Kishte një shumëllojshmëri aktivitetesh muzikore artistike që gjallëronin jetën artistike e përcillnin kulturë.Stavri Zaka me vullnet të jashtzakonshëm fitoi mirënjohjen dhe dashurinë e mirditorëve të cilët e kujtojnë me respekt edhe sot. Njëherësh, ai mori vlerësimet e organeve drejtuese të pushtetit vendor. Kjo, për të ardhmen e kompozitorit Stavri Zaka, solli dy surpriza. E para: Në verën e vitit 1972 në Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Mirditës bëhet kërkesë nga Instituti i Lartë i Arteve që të lejohej personi në fjalë (Stavri Zaka), për t’u emëruar pedagog pranë këtij Instituti. Po ç’qendrim mbajti pushteti vendor? Komiteti Ekzekutiv doli me konkluzionin që “punën e lavdërueshme që ai kishte bërë ta vazhdonte më tej”. “I ri është e të ardhmen e ka përpara…”. Emërtesa nuk e lejoi transferimin e tij. Stavri e vazhdoi pa u lodhur punën dhe konkuronte në takimet artistike me qytete të konsoliduara artistike si: Vlora, Kukësi, Shkodra, Durrësi, Burreli, etj.E dyta:

Në pranverën e vitit 1973 ndodhi surpriza tjetër negative për jetën e tij artistike.Pas Plenumit të IV, të KQ PPSH, i cili u zhvillua mbas Festivalit të 11 të RTSH, për të “frenuar” degjenerimin apo modernizimin e artit muzikor, u dha urdhër rretheve që institucionet të analizonin përbërjen dhe “shkarjet artistike” duke marrë edhe masa ekstreme për ata individ që kanë nënvleftësuar motivet e artit kombëtar e zonal, që i kishin dhënë përparësi muzikës së lehtë e linjave të tjera me ndikim perëndimor (viktimë e së cilës ishte edhe Stavri). Kundër Stavri Zakës dolën individë ekstremistë, mbase edhe koleg apo artist amator, që e “goditën” dhe e kritikuan ashpër tendencën e cituar më sipër. Përfundimisht, z. Stavri Zaka e transferuan nga Pallati i Kulturës së Rrëshenit, në qendrën kulturore të fshatit Prosek. Atje ushtroi detyrën duke punuar me grupet artistike të fshatit dhe me nxënësit e shkollave (ishte verë 1973-janar 1974). Ndërkohë, Stavri kërkonte transferim për në rrethin e Lushnjës.

Sërish organet eprore të Mirditës nuk e lejuan, përkundrazi insistuan që ai të qendronte atje ku ishte, por ai nuk pranoi, edhe “protestoi” verbalisht kundër masës ndëshkimore… U desh ardhja e z. Xhoxhi Robo në krye të organeve vendore (sek. i Parë i KP të Mirditës), që të futej në rrugë dëshira e transferimit të Stavrit për në Divjakë, më 1974.Filloi punën në Shtëpinë e Kulturës Divjakë. Djali i talentuar e biri i Divjakës, bëri të pamundurën që të shkëlqente performanca e tij në kulturë kryesisht nëpërmjet aktiviteteve dhe këtë e bëri realitet. Punonte me intensitet të lartë deri në arritjen e një niveli të admirueshëm të grupit muzikor, instrumentistët-orkestrant apo këngëtarë. Punoi fort me shkollat për zbulimin dhe inkurajimin e talenteve në fushën muzikore, si dhe konsolidimin e grupeve te dramës, komedisë, traditë që e kishte zhvilluar më parë drejtori i shkollës Koli Nika. Bashkëpunoi me Todi Xharon, në grupin e varietesë dhe të këngës e valleve popullore me udhëheqës artistik Pilo Gorreja e Gori Ndini. Po rritej ndjeshëm niveli i interpretimit muzikor të instrumentistëve dhe këngëtarëve nëpërmjet kurseve muzikore, teorik solfezh e vokal. Në verën e vitit 1975 Stavri organizoi Anketën e parë muzikore me këngë të muzikës së lehtë. Në 1976 organizoi Festivalin e parë të këngës popullore me krijime e interpretime të reja polifonike e të stilizuara me motive të zonës. Këto festivale zhvilloheshin çdo 2 vjet dhe arritën deri në Festivalin e 5, në vitin 1986. Festivalin e filmonte e transmetonte edhe tvsh. Pas 14 vjet punë intensive në Divjakë, kompozitori i palodhur, Stavri Zaka, emërohet inspektor i Kulturës në Kom. Ekz. Lushnjë. Kontributi i tij u ndje edhe në gjallërimin e aktiviteteve të bazës si: festivalet e zërave të rinj, me këngëtarë lirikë, të muzikës së lehtë, popullore të stilizuara dhe polifonike. Stavri ngriti festivalin e sazeve, olimpiadën teatrale e variete, deri tek festivalet e grupeve të valleve popullore. Aktivitete të tilla u zhvilluan edhe në: Divjakë, Krutje, Gorre, Hysgjokaj, Allkaj, Gradishtë, Remas, Gërmenj, Çermë etj. Shtator ‘92, goditet fizikisht pas shpine nga ekstremistèt dhe përfundon në spitalin e qytetit të Lushnjës.Në shtator 1992 Stavri Zaka u kthye përsëri në Divjakë dhe zgjedhësit e votuan të drejtonte komunitetin e vendlindjes, votohet e zgjidhet Kryetar i Komunës së Divjakës. Me këmbënguljen e tij nëpër organet e larta të shtetit u arrit që Divjaka të plotësonte disa kushte sociale e gjeografike dhe të merrte statusin Bashki. Kjo u arrit më 20 janar 1995. Kryetari i parë i bashkisë së Divjakës ishte kompozitori Stavri Zaka. Detyrën e kryetarit të bashkisë e kurorëzoi me arritje positive, pa lënë mënjanë fushën e muzikës.Pas këtij mandati vazhdoi punën si mësues i muzikës në shkollën 9-vjeçare Gërmenj. Në mars 1999 emërohet mësues në shkollën 8-vjeçare të Divjakës. Gjatë kësaj periudhe, veç procesit mësimor vazhdonte të ngrinte grupet artistike të shkollës duke dhënë koncerte sistematike në shkollë e në fshat. Me hapjen e Qendrës Kulturore të qytetit të Divjakës, më 1 shkurt 2006, Stavri emërohet drejtor i saj. Punoi fort me talentet dhe zhvilloi Festivalin e parë të Këngës për Fëmijët. Vlen të theksohet se Festivali i Parë i Këngës për Fëmijë të Divjakës (2006) u transmetua nga TVSH.Në Divjakë kemi një komunitet mjaft të zhvilluar arumun. Stavri ka qënë një nga muzikantët që u ka dhënë krah aktiviteteve artistike të fëmijëve arumun. Koncerte interesante janë zhvilluar në Divjakë dhe në fshatra të tjerë të Lushnjës e në Tiranë.Aktivitetet janë mirëpritur edhe nga zyrtarë të lartë të Rumanisë, deri edhe presidenti rumun.(Kujtoj se mësuesi Koçi Janko ka qënë promotor i mësimit të gjuhës amëtare të fëmijëve arumunë të Divjakës.K.GJ). Ky grup artistik arumun, disa herë ka marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare e evropiane të organizuara në Rumani, Bukuresht, Kostancë,etj. Për t’u theksuar është pjesëmarrja e grupit të të rinjve arumun vajza e djem të Divjakës, në festivalin Evropian të inicuar nga kryeministri rumun në maj 2008.(me rastin e pranimit të Rumanisë në BE). Në vitin 2010, S.Zaka doli në pension, megjithatë nuk pushoi së punuari.Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë kombëtare, nëntor 2012, organizoi grupin vokal-instumental “Divjaka”, me repertor të zgjedhur me motive të stilizuara nga treva e Divjakës. Shfaqien e ndoqën jo vetëm banorë të Divjakës, por edhe nga periferia, madje kishte të dërguar nga Ministria e Kulturës.Organizoi koncertin muzikor me këngë nga krijimtaria e vet popullore, të stilizuara, por edhe këngë të lehta. Ky recital, i zhvilluar më 12.03.2017, u bë me rastin e 70-vjetorit të ditëlindjes së autorit. Për këtë event shumë mbresëlënës, Stavri shpreh falenderimet më të sinqerta për stafin ndihmues: nxënësit e shkollës, ish-këngëtarë e këngëtare, Markelian Zakën, djalin e tij, kantautor e kitarist me kualifikim të lartë, Eduard Rrëza mësues, kitarist, Arian Sako, klarinetist, saksofonist, artistët amatorë të gjinisë së teatrit, si: Lefta Perik Ndini, Todi Xharo, Vasil Shkoza, Fori Shkoza, Vlashi Vodo, Mihal Sota, Sofie Vodo, Lenc Janko, Laureta Shkoza, Pali Rrëza, Vlashi Janko, Vasil Zaka, Pandi Lena, Kristi Gjini, Zeko Caci, Stefi, Spirohelmi, etj. Gjithashtu ai falenderoi këngëtarët, vokalistët, ish-nxënësit e tij, të cilët kanë kontribuar në realizimin e veprimtarive artistike duke vënë në skenë disa drama si: “Të rinjt”, “Nga pisha te elektriku”, “Qielli i kuq”, “Përmbytja e madhe”, “Lindje në shtërngatë”, “Maro Mokra”, “Tokë e përgjakur” etj.A ka ndonjë peng autori? Po. Krijimtaria tre-vjeçare në Mirditë, me bashkautor Gjok Beci, pas Festivalit të 11 e Plen 4 të KQ, u ndëshkua, ambienti i punës (zyra), iu izolua e materiali muzikor partitura, kaseta e manjetofoni u asgjësuan.

Autori kujton edhe disa koncerte artistike të organizuara në qendrën kulturore të Spaçit, para portës së burgut, program i ndjekur nga banorët e fshatit Spaç dhe të burgosurit që e pritën me shumë kureshtje. Kompozitori Stavri Zaka ka në cv të pasur me krijimtari artistike si këngët: “Do ta hedhim draperin”, “Nuseballëndritur”, “Vendi im”, “Blegërimat”, “Me yll të sabahut”, “Trendelina Shqipëri”, “Bashkë me ty”,” Divjaka jonë”, “Këngë e valle në Divjake”,” Vajzës divjakase”, “Mbrëmje në qytëtin tim”,”etj. Këto këngë janë jnterpretuar në koncertet e ndryshme, variete, anketa, apo festivale këngësh, në Divjakë e në Lushnjë. Disa nga këto kanë marrë çmime si:”Kabaja myzeqare”, e cila është vlerësuar e kërkuar nga redaksia e RTVSH. Është orkestruar nga vet Stavri Zaka dhe është ekzekutuar nga Orkestra në shtator 1990, me dirigjent Agim Rrëza, (i autorizuan nga F. Deda, kënduar nga G. Xhaxhai, shoqëruar me dajre nga V. Hekurani). Autori ka patur edhe një krijimtari të gjerë me këngë për moshëm e fëmijëve. Ka marrë pjesë në disa festivale për fëmijë në Tiranë, Shkodër, Lushnjë e Divjakë.Është vlerësuar disa herë me çmime. Në Festivalin e 29 të Këngës për Fëmijë, Lushnjë, 23/12/2009, me këngën “Një lule cel”, teksti Kozma Gjini, muzika Stavri Zaka, kënduar nga Rai Koraqe e Ilda Gjozi, ai mori çmimin e parë të festivalit.Disa tituj janë: “Në tropik”, “Bukë e kripë”, ”Nastradini”, ”Një tapet lulesh”, ”Jemi shqiponja”, ”Pranvera”, ”Brezat do të këndojnë”, ”Mësueses”, ”Gjyshja dhe dallandyshet”, etj, me bashkautorët e teksteve: J. Papingji, K. Gjini, M. Sota”, K. Gjermeni, K. Londo, P. Sota” etj.

Autori dëshiron të përshëndesë me rastin e botimit të këtij shkrimi në gazetën e zemrës “Telegraf” edhe të talentuarit, me të cilët ndan kënaqësinë e punës si: Vasil Gjini (i aktivizuar edhe nga TOB Tiranë), Perik Gjini, pjesëmarrës në Fest. Gjirokastër, Naje Hila, Pandi Kruti, Perik Gjini, Fanie Trungu, Drita Gjermeni, Levinio Ndini, Albana Gjermeni, Olimbi Mone, Zhuljeta Hasa, zërat e rinj të polifonisë si: Perik Bita, Todi Tashi, Mihal Zaka, Arqile Gorreja, Dafina Zhuka, Lefta Todi etj. Stavri Zaka, është martuar me mësuesen e nderuar të qytetit, znj. Laureta Shkoza, kanë dy djem e një vajzë që kontribuojnë në frontet të ndryshme të jetës.