Opinion

Edi Ramës – letër një miku

I nderuar kryeministër!

Kemi vite pa komunikuar por, me kujtimet e atij bashkëpunimitë dikurshëm, vazhdoj të të quaj personalisht mik.

Po të shkruaj publikisht, I nxitur nga reflektimet  tuaja nësituatën aktuale, rreth asaj që duhet ndryshuar në qeverisje. Unë e kam kollaj të flas për sportin dhe jam I bindur që duhet tëndryshoni shumë në të, aq shumë sa nuk e imagjinoni.

Keni 13 vite në drejtim dhe sporti ka qenë dhe mbetet një sektorkatastrofik. Lerini mënjanë ata që iu thonë se kemi bërë progres, se kemi zhvilluar sportin.

E vërteta e thjeshtë është që, po, ju keni  treguar më shumëvëmëndje se më parë për sportin, keni dhënë më shumë para por, fatkeqësisht keni bërë dy gabimë të mëdha:

Këto para i keni dhënë në drejtimin e gabuar.

Drejtimin strukturës shtetërore të sportit e keni lënë në duar tëgabuara.

E mbaj mend nga bashkëpunimi me ju që keni një besim tëverbër tek ata që caktoni të bëjnë një detyrë. Besimin e keti tëdrejtë. Verbërinë të gabuar.

Njrerëzit që keni caktuar në këto vite të drejtojnë sportin kanëbërë gjithshka që ta sabootinin këtë sektor. Jo se e kanë bërë me qëllim. Thjesht ishin dhe janë të pa aftë. Por kjo pa aftësi nuk iu ka bërë juve përshtypje, nuk keni bërë kurrë një analizë serioze çfarë duhet bërë, çfarë është bërë dhe si është bërë.

Dhe pavarësiht dashamirësisë tuaj për të ndihmuar sportin kjo mungesë analize është konkretizuar në skandale të panumërta drejtimi si në planin konceptual ashtu edhe në  përditshmërinë e funksionimit.

Në fakt, shtysë për këtë komunikim ishte ideja juaj që qytetarët nuk mjaftohen me ndryshimet por maten me pritshmëmritë ndaj qeverisjes.

Për fat të keq në sport edhe ndryshimet janë minimale ndërsa pritshmëritë janë uluritëse.

Njerëzit e sportit janë, në masë, të pakënaqur. Jo se nuk ka para por se këto para shkojnë për interesa personale të individëve qëkanë abuzuar me besimin tuaj. Paratë shkojnë dëm ndërkohë qësporti është në kolaps. Kur them sporti them federatat shqiptaretë sportit që sot janë në krizë totale. Thjesht një fakt:  marrin para sa gjysma e atyre që iu ke dhënë në 2000 kur ishe ministër isportit!?

Është e gjatë lista e fondeve të akorduara për sportin që nuk dihet ku shkojnë e përse shkojnë. Eshtë e gjatë lista e gjërave që duhen bërë e nuk bëhen. Nuk kam ndërmend t’i rreshtoj se zgjatem shumë.

Duke menduar që do ta lexoni këtë letër, nuk dua të zgjatem shumë e t’ju harxhoj kohën tuaj.

Po e mbyll duke ju thënë që, nëse ka një fushë ku reflektimi juaj duhet të jetë I plotë, drastik dhe gjithëpërfshirës, ai është sporti.

Natyrisht nuk është më i rëndësishmi për ju, por ju siguroj që është i rëndësishëm për shumë sportistë, trajnerë, drejtues, prindër. Rreth 50000 te tillë, së bashku!!

Dëmet që janë bërë në sport janë të mëdha dhe nuk e di a do të mund të riparohen edhe nëse filloni e merreni seriozisht me të.

Kam dyshimet e mija që kjo do të ndodhë, nëse do të vazhdoni ti referoheni akoma atyre individëve që e përdorin miqësinë tuaj për të bërë rrëmujë sporti. Dhe që mburren poshtë e lart se “sa të kenë atë të gjatin, nuk e rr..ajnë për njeri”.

Sidoqoftë shpresoj që pas kësaj letre ta kem ndërgjegjen e qetë.

Siç thoshin latinët : e thashë dhe shpëtova shpirtin tim! (Dix et salvavi animam mean)