Frank Shkreli: Kur zgjohet rinia, dridhen elitat. A po vjen më në fund ndryshimi në trojet shqiptare?!
Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë*
Për vite me radhë, elitat politike janë mbështetur në një llogari të thjeshtë, por ndoshta të gabuar se rinia shqiptare ose do të heshtë, ose do të largohet nga trojet e vete stërgjyshore për një jetë më të miër e normale në shekullin XXI. Dhe në masë të madhe ky realitet fatkeq ka ndodhur. Qindra mijëra të rinj shqiptarë kanë zgjedhur emigrimin si votën e tyre më të fortë kundër një sistemi që nuk u ofronte shpresë as perspective për një jetë më të mire në token e të parëve të tyre.

Për më shumë se tri dekada, politika në Shqipëri, Kosovë dhe në hapësirën shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka ndërtuar një sistem që ka prodhuar një paradoks të dhimbshëm: brezi më i arsimuar në historinë moderne shqiptare është bërë, njëkohësisht, brezi më i zhgënjyer i shqiptarëve në histori. Të rinjtë kanë studiuar më shumë se prindërit e tyre, kanë akses më të madh në informacion, njohin më mirë botën demokratike dhe standardet perëndimore. Por, ndërkohë, në jetën e tyre të re dhe veprimtarinë e tyre, përfshir shkollat e universitetet, janë përballur me korrupsion, nepotizëm, mungesë meritokracie dhe institucione shtetërore që shpesh kanë shërbyer më shumë interesat e pushtetit dhe të klasës politike sesa interesin e publikut shqiptar.
Për vite me radhë, elitat politike janë mbështetur në një llogari të thjeshtë, por ndoshta të gabuar se rinia shqiptare ose do të heshtë, ose do të largohet nga trojet e vete stërgjyshore për një jetë më të miër e normale në shekullin XXI. Dhe në masë të madhe ky realitet fatkeq ka ndodhur. Qindra mijëra të rinj shqiptarë kanë zgjedhur emigrimin si votën e tyre më të fortë kundër një sistemi që nuk u ofronte shpresë as perspective për një jetë më të mire në token e të parëve të tyre. Nuk është e nveojshme të lexoni studime, raporte ose deklarata të qeverisë. Mjafton të udhëtosh nepër aeroportet e Evropës për të pare se ato janë shndërruar në qendrat më të mëdha të protestës së heshtur shqiptare.
Por, sot shohim se po shfaqen shenja se ky cikël mund të mos vazhdojë pafundësisht. Nga protestat studentore dhe lëvizjet qytetare, deri te angazhimi në mbrojtje të mjedisit, transparencës dhe të drejtave civile, duket se po krijohet një brez shqiptarësh që nuk po kërkon thjesht rotacion pushteti. Por ai po vë në pikëpyetje vetë mënyrën se si është ndërtuar pushteti. Kjo është arsyeja pse zgjimi i rinisë përbën zhvillimin më të rëndësishëm politik në hapësirën shqiptare, sot për sot, por edhe këto 35-vjet tranzicion të pafund.

Por, sot shohim se po shfaqen shenja se ky cikël mund të mos vazhdojë pafundësisht. Nga protestat studentore dhe lëvizjet qytetare, deri te angazhimi në mbrojtje të mjedisit, transparencës dhe të drejtave civile, duket se po krijohet një brez shqiptarësh që nuk po kërkon thjesht rotacion pushteti. Por ai po vë në pikëpyetje vetë mënyrën se si është ndërtuar pushteti. Kjo është arsyeja pse zgjimi i rinisë përbën zhvillimin më të rëndësishëm politik në hapësirën shqiptare, sot për sot, por edhe këto 35-vjet tranzicion të pafund.
Frika më e madhe e establishmentit politik nuk është opozita tradicionale politike. Opozitat kanë qenë të parashikueshme, të integruara në lojën e zakonshme të pushtetit të radhës. Sot frika e vërtetë e klasës politike shqiptare, është një brez që nuk ndien detyrim ndaj miteve politike të viteve ’90, që nuk voton sipas besnikërive familjare apo partiake por që kërkon llogari nga të gjithë, pa dallim ngjyrash politike të partive shterpa politike të ashtuquajturit “tranzicionit post-komunist”.
Në Shqipëri, protestat kundër korrupsionit në çdo nivel të shoqërisë, të qeverisë e të shtetit, për mbrojtjen e hapësirave publike, mjedisit, dhe interesit komunitar kanë treguar se shumë të rinj nuk janë më të gatshëm të pranojnë vendime të marra pa konsultim. Edhe në Kosovë, votuesit e rinj kanë luajtur rol vendimtar në transformimet politike të viteve të fundit, duke sfiduar partitë tradicionale politike. Në Maqedoninë e Veriut, me protesta e tyre të fundit, studentët dhe aktivistët e rinj shqiptarë vazhdojnë të jenë ndër zërat më kritikë ndaj dështimeve institucionale dhe të partive politike shqiptare..
Por një gjë është e qartë: trojet shqiptare nuk vuajnë nga mungesa e burimeve, as nga mungesa e inteligjencës. Por ato vuajnë nga mungesa e besimit te drejtësia, meritokracia dhe shteti ligjor.
Megjithatë, pyetja kryesore mbetet: a mjafton zemërimi për të sjellë ndryshim? Historia na mëson se jo. Zemërimi mund të rrëzojë sisteme, por nuk ndërton institucione. Protesta mund të zgjojë shoqërinë, por nuk e reformon automatikisht shtetin as qeverinë. Ndryshimi i qëndrueshëm kërkon organizim, vizion, lidership dhe këmbëngulje.
Rreziku më i madh për rininë shqiptare sot është që energjia e saj të kanalizohet nga të njëjtat struktura që ajo kërkon të ndryshojë. Gjatë vitevem, politika shqiptare ka treguar një aftësi të jashtëzakonshme për të absorbuar kritikët, për t’i shndërruar rebelët në pjesë të sistemit dhe për të neutralizuar çdo lëvizje që kërcënon status quo-në dhe privilgjet e tyre. Pikërisht, këtu do të matet pjekuria e brezit të ri në këtë moment të historisë kombëtare.
Por një gjë është e qartë: trojet shqiptare nuk vuajnë nga mungesa e burimeve, as nga mungesa e inteligjencës. Por ato vuajnë nga mungesa e besimit te drejtësia, meritokracia dhe shteti ligjor. Dhe askush nuk ka më shumë interes për t’i rikthyer këto vlera sesa brezi që do të jetojë për dekada, me pasojat e vendimeve të sotme të klasës politike aktuaëe – pozitë edhe opozitë.
Ndoshta është tepër heret të flitet për një trannformim të madh, ose për një “Pranverë shqiptare”. Por është e qartë se një brez i ri shqiptarësh po troket në derën e historisë. Dhe pyetja nuk është më nëse rinia shqiptare është zgjuar ose jo. Pyetja është nëse politika aktuale shqiptare, anë e mbanë trojeve shqiptare, është gati ta dëgjojë atë.
Por, nëse rinia shqiptare arrin të shndërrojë pakënaqësinë në angazhim qytetar, protestën në pjesëmarrje dhe idealizmin në përgjegjësi publike, atëherë ajo mund të bëhet forca që do të thyejë ciklin e tranzicionit të pafund shqiptar. Nëse jo, atëherë, vendet shqiptare do të vazhdojnë të humbasin kapitalin e tyre më të çmuar: njerëzit e rinj, të cilët të zhgënjyer do marrin rrugët e botës.
Prandaj, çështja nuk është më nëse rinia mund të sjellë ndryshimin. Çështja është nëse ajo do të ketë guximin, durimin dhe vendosmërinë për ta imponuar atë përballë një sistemi që ka mësuar prej kohësh t’i rezistojë ndryshimit.
Sepse unë besoj se çdo brez qet njerëzit e vet dhe se çdo epokë ka momentin e saj vendimtar. Dhe ndoshta momenti i brezit të ri shqiptar ka ardhur. Nëse ai do të shfrytëzohet apo do të humbasë, kjo nuk varet më nga elitat e vjetra politike të këtyre 35-viteve tranzicion të pafund. Varet nga vetë rinia.
Megjithatë, mes apatisë dhe zhgënjimit të akumuluar prej vitesh e dekadash, fakti që gjithnjë e më shumë të rinj e të reja po refuzojnë të heshtin është në vetvete një lajm i mirë. Është një shenjë pozitive se shoqëria shqiptare në përgjithsi ende ka energji për tu përballur me problemet e saj, përfshir klasën politike që udhëheq sot. Ndoshta është tepër heret të flitet për një trannformim të madh, ose për një “Pranverë shqiptare”. Por është e qartë se një brez i ri shqiptarësh po troket në derën e historisë. Dhe pyetja nuk është më nëse rinia shqiptare është zgjuar ose jo. Pyetja është nëse politika aktuale shqiptare, anë e mbanë trojeve shqiptare, është gati ta dëgjojë atë.Top of Form


