Frank Shkreli: Protestat në Shqipëri dhe zgjedhjet në Kosovë, pse demokracia kërkon më shumë se një fitore elektorale
Vota të jep pushtetin, morali të jep autoritetin legjitim për të qeverisur
Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë*
Nga zhvillimet politike të ditëve të fundit në Kosovë e deri te protestat rinore e qytetare në Shqipëri e Shkup një pyetje themelore po rikthehet në qendër të debatit publik shqiptar: a mjafton fitorja në zgjedhje për të qeverisur me autoritet të pakontestueshëm? Përgjigjja që jep historia e demokracive moderne është e qartë: JO, fitorja në zgjedhje, vetvetiu, nuk mjafton.
Nga zhvillimet politike të ditëve të fundit në Kosovë e deri te protestat rinore e qytetare në Shqipëri e Shkup një pyetje themelore po rikthehet në qendër të debatit publik shqiptar: a mjafton fitorja në zgjedhje për të qeverisur me autoritet të pakontestueshëm? Përgjigjja që jep historia e demokracive moderne është e qartë: JO, fitorja në zgjedhje, vetvetiu, nuk mjafton.

Sot lexova një deklaratë të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në përgjigje të protestave anti-qeveritare të rinisë shqiptare në Tiranë. Kryeministri deklaroi se, “ Jo 5 mijë veta, po 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë. Sepse janë 800 e kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe me PS-në”, është shprehur Kryeministri i Shqipërisë, sipas mediave shqiptare.
E vërtetë se vota është themeli i demokracisë. Ajo i jep një partie ose një udhëheqësi të drejtën kushtetuese për të qeverisur. Por legjitimiteti politik nuk përfundon ditën e zgjedhjeve. Përkundrazi, aty fillon prova e vërtetë e qeverisjes së mirë ose të keqe. Një qeveri mund të fitojë zgjedhjet, por nëse humbet besimin e qytetarëve, nëse perceptohet si e korruptuar, e shkëputur nga populli ose e paaftë për t’u përgjigjur shqetësimeve të tij, atëherë legjitimiteti moral fillon të venitet, siç po ndodhë jo vetëm në Shqipëri, por anë e mbanë trojeve shqiptare.
Protesta nuk është kundër votës së lirë. Përkundrazi, ajo është një vazhdim i saj. Dhe kur një klasë politike, ose një politikan, harron këtë të vërtetë, historia herët a vonë, dashas a pa dashas i kujton atij dhe forcës së tij politike se asnjë shumicë nuk është më e fortë se vullneti i një populli që kërkon llogari, përgjegjësi dhe moral politik në udhëheqjen e një vendi dhe të një kombi.

Kjo është arsyeja pse demokracia nuk matet vetëm me numrin e votave në kuti, por edhe me nivelin e besimit që të gjithë qytetarët (jo vetëm votuesit socialistët në Shqipëri ose të VV në Kosovë), kanë ndaj institucioneve të tyre shtetërore dhe qeverisëse.
Zgjedhjet e djeshme në Kosovë dhe debati politik që i ka shoqëruar ato tregojnë se vota mbetet mekanizmi kryesor i shprehjes së vullnetit popullor. Por, po aq e rëndësishme është pyetja se çfarë ndodh pas votimit. A do arrijnë institucionet e Republikës sës Kosovës të përfaqësojnë interesin publik? A do dëgjohet zëri i qytetarëve? A do mbizotërojë kultura e llogaridhënies dhe moralit politik?
Në të njëjtën kohë, protestat e vazhdueshme në Shqipëri, ku në ballë janë të rinjtë, dëshmojnë se një pjesë e shoqërisë kërkon diçka më shumë sesa procedurën formale të zgjedhjeve. Kërkon transparencë, meritokraci, drejtësi, luftë kundër korrupsionit dhe institucione që punojnë për qytetarin, për të gjithë qytetarët pa dallime politike. Protesta nuk është kundër votës së lirë. Përkundrazi, ajo është një vazhdim i saj. Është mënyra përmes së cilës qytetarët i kujtojnë pushtetit se mandati politik nuk është pronë e përhershme e askujt, asnjë individi as një partie, por një besim i dhënë, përkohësisht, nga populli.
Historia e vendeve demokratike perëndimore e ka provuar vazhdimisht këtë të vërtetë. Me ndihmën e (ai) si mjet assistues, zbulova se gjatë 100 e sa viteve të fundit, ka patur mjaft raste, ku dhe kur dorëheqja është konsideruar si zgjidhje e ngërçit politik. Me besim të mirë dhe pa inat ndaj askujt, po përmend, si shëmbull, tre raste të shekullit të kaluar që kanë ndodhur në vendet më demokratike të botës: Unë isha dëshmitar, pasi kisha dy vjet në Amerikë, kur në vitin 1972, Presidenti amerikan Richard Nixon kishte shënuar një nga fitoret më të mëdha elektorale në historinë moderne amerikane. Megjithatë, skandali Watergate, në të cilin ai ishte i përzier kembë e duar, shkatërroi besimin e publikut amerikan ndaj tij dhe ai u detyrua të largohej nga detyra. Problemi nuk ishte mungesa e votave, por problemi ishte humbja e autoritetit moral, deri atëherë mund të gëzonte më radhët e votuesve amerikanë. Si përfundim, Presidenti Nixon dha dorëheqjen me 9 gusht, 1974.
Që nga Lidhja e Prizrenit (1878) e deri te përpjekjet për liri dhe demokraci gjatë shekullit XX, shqiptarët kanë kërkuar jo vetëm pushtet politik, por edhe drejtësi kombëtare e morale. Figurat si Abdyl Frashëri, Fan Noli, Gjergj Fishta, Faik Konica dhe shumë të tjerë, e kuptonin se forca e një kombi nuk matet vetëm me institucionet e tij, por edhe me moralin publik që i mban ato në këmbë.
Në Francë, gjenerali Charles de Gaulle gëzonte një prestigj të jashtëzakonshëm si themelues i Republikës së Pestë. Megjithatë, protestat masive të vitit 1968, treguan se një pjesë e madhe e shoqërisë franceze nuk ndihej më e përfaqësuar nga sistemi ekzistues politik. Pak më vonë, me 28 prill, 1969, Presidenti de Gaulle ka dhënë dorëheqjen pasi elektorati francez hodhi posht propozimet e tija për reforma kushtetuese, në një referendum kombëtar të atij vendi.
Në Britaninë e Madhe, Margaret Thatcher, bashkpuntore e ngushtë politike e të Madhit President amerikan Ronald Reagan, në luftën kur shkatërrimit të komunizmit ndërkombëtar, kishte fituar tri mandate radhazi, nga votuesit brritanikë dhe konsiderohej një nga figurat më të fuqishme politike të kohësjo vetëm të Britanisë së Madhe por edhe në botë. Por, kur humbi mbështetjen e opinionit publik dhe përball sfidave dhe ankesave ndaj udhëheqsjes së saj nga radhët brenda Partisë së saj Konservatore, pushteti i saj mori fund, duke dhenë dorëheqjen pas konsultimeve me ministrat e saj, me 21 Nëntor, 1990. Kjo është demokracia e vërtetë!
Këto tre raste nuk tregojnë dobësi të demokracisë. Përkundrazi, ato tregojnë forcën e saj. Demokracia nuk është thjesht sundimi i shumicës. Ajo është një sistem ku pushteti kontrollohet vazhdimisht nga qytetarët, nga institucionet dhe nga opinioni publik.

Pikërisht këtu qëndron edhe sfida e sotme e politikës shqiptare në të gjitha hapësirat kombëtare. Është vështirë të kuptohet se si bashibuzukët e politikës shqiptare të këtyre 35-viteve pseudo-demokraci, mendojnë se me ta filloi historia dhe me ta do mbarojë. Demokracia nuk pret!
Fatbardhësisht, Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po kalojnë një periudhë kur brezi i ri po shfaq gjithnjë e më qartë pakënaqësinë ndaj politikës tradicionale shqiptare. Kjo rini nuk më duket e gatshme të kënaqet vetëm me premtime elektorale boshe. Ajo kërkon rezultate. Kërkon mundësi. Kërkon një shtet që funksionon dhe institucione që nuk i shërbejnë interesave të ngushta partiake e persnale. Prandaj, protestat e të rinjve dhe të rejave shqiptare, nuk duhen parë si kërcënim ndaj demokracisë, por si një thirrje për t’a përmirësuar atë. Në shumë raste, pikërisht, rinia ka qenë forca që ka detyruar shoqërinë shqiptare të korrigjojnë gabimet dhe të hapin rrugë të reja zhvillimi. Një mësim i rëndësishëm vjen edhe nga historia kombëtare shqiptare. Demonstratat e studentëve në Kosovë në 1980-at, protestat e sgtudentëve shqiptarë në përpjekjet për rrëximin e regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri dhe pprotesta e fundit të studentëve shqiptarë në Shkup. Që nga Lidhja e Prizrenit (1878) e deri te përpjekjet për liri dhe demokraci gjatë shekullit XX, shqiptarët kanë kërkuar jo vetëm pushtet politik, por edhe drejtësi kombëtare e morale. Figurat si Abdyl Frashëri, Fan Noli, Gjergj Fishta, Faik Konica dhe shumë të tjerë, e kuptonin se forca e një kombi nuk matet vetëm me institucionet e tij, por edhe me moralin publik që i mban ato në këmbë.
Kjo është arsyeja pse votat janë të domosdoshme, por jo të mjaftueshme për një demokraci të mirëfillt. Ndërkohë që pushteti duhet të fitohet me vota të lira e të ndershme, legjitimiteti i një kryeministri ose një paartie, ndërtohet me përgjegjësi, ndërsa respekti fitohet me ndershmëri dhe moral politik. Por, më në fund, është besimi i qytetarëve ai që mbetet kapitali më i çmuar që mund të ketë një politikan ose parti politike në një demokraci të mirëfilltë.
Dhe kur një klasë politike, ose një politikan, harron këtë të vërtetë, historia herët a vonë, dashas a pa dashas i kujton atij dhe forcës së tij politike se asnjë shumicë nuk është më e fortë se vullneti i një populli që kërkon llogari, përgjegjësi dhe moral politik në udhëheqjen e një vendi dhe të një kombi.

