Frank Shkreli: Shqipëria përballë një momenti historik në Ballkan
Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë*
Mesazhi i këtij emërimi nuk ndalet, krejtësisht, te politika e jashtme dhe e sigurisë. Ky emërim ka edhe një dimension të qartë të brendshëm për klasën politike shqiptare. Kur Uashingtoni dërgon një gjeneral në Tiranë, ai po sinjalizon se stabiliteti institucional i Shqipërisë, konsiderohet tashmë pjesë e sigurisë rajonale. Në këtë kuptim, krizat politike, polarizimi ekstrem politik, dobësimi i institucioneve apo konfliktet e zgjatura të brendshme nuk shihen më, thjesht, si probleme të politikës shqiptare, por edhe si faktorë që mund të ndikojnë arkitekturën e sigurisë në Ballkan dhe më gjërë.
Ditën e mërkurë, më 20 maj, 2025, Gjenerali në pension, Eric Wendt doli para Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Punët e Jashtme në një seancë dëgjimore konfirmimi, ndër disa prej emërimeve të tjera, edhe për postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri. Gjatë dëshmisë së tij, Z. Wendt theksoi disa përparësi kryesore për marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, por dhe gjëndjen në rajon. 052026_Wendt_Testimony_d02fee0e-7cea-4cfb-açd-d5dda9bf7bff.pdf Në ditët dhe javët e ardhëshme pritet miratimi i emrimit të Gjeneralit në pension, Eric Wendt nga dhoma e plotë e Senatit të Shteteve të Bashkuara.
Njeriu i duhur në kohën e duhur për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në Tiranë
Emërimi i Eric Wendt si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri nuk duket të jetë një zhvillim rutinë diplomatik. Në pamje të parë mund të duket si një rotacion normal në përfaqësimin amerikan në Tiranë, por në thelb ai emërim përmban një mesazh shumë më të thellë për Shqipërinë, për rajonin e Ballkanit dhe për mënyrën se si Uashingtoni po e lexon klimën gjeopolitike të rajonit, në këtë moment të historisë.
Fakti që SHBA zgjedhin një gjeneral me përvojë në strukturat e NATO-s dhe operacionet strategjike ndërkombëtare, për një vend si Shqipëria, tregon se Ballkani nuk po trajtohet më vetëm si një çështje diplomatike apo politike, por edhe si pjesë e drejtpërdrejtë e arkitekturës së sigurisë euro-atlantike. Në këtë kuptim, emërimi i gjeneralit Wendt nuk është thjesht personal. Ai është edhe politik, njëkohësisht. Dëshmia e tij para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë e bëri të qartë këtë orientim. Gjuha e përdorur nuk ishte ajo tradicionale e diplomacisë klasike, e fokusuar vetëm te marrëdhëniet bilaterale apo bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve. Ndërkohë, theksi u vendos te stabiliteti rajonal, bashkrendimi me NATO-n, partneriteti strategjik dhe menaxhimi i sfidave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Ky është një tregues i qartë se SHBA po e shikon rajonin përmes prizmit të sigurisë euro-atlantike. Mirëpo, në thelb, Amerika nuk po ndryshon objektivin e saj në Ballkan. Që prej viteve ’90, politika amerikane ka pasur tri shtylla kryesore: ruajtjen e stabilitetit, integrimin euro-atlantik të rajonit dhe parandalimin e ndikimeve destabilizuese nga aktorë të jashtëm. Frank Shkreli: Kujdes nga politika Putiniste në Ballkan! | Gazeta Telegraf Por ajo që po ndryshon sot është mënyra e zbatimit të kësaj politike.
Në vend të diplomacisë tradicionale, po forcohet ajo që mund të quhet “diplomaci e sigurisë” – një model ku ambasadori nuk është vetëm negociator politik midis palëve, por edhe menaxher i stabilitetit strategjik. Pikërisht këtu hyn rëndësia e Shqipërisë. Për Uashingtonin, Shqipëria nuk shihet më vetëm si aleate besnike politike e NATO-s. Ajo po trajtohet gjithnjë e më shumë si një nyje operative në Adriatik dhe Ballkan. Investimet në infrastrukturën ushtarake, roli i bazës së Kuçovës dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, tregojnë se Tirana ka fituar peshë të re në llogaritjet strategjike të aleancës. Kjo shpjegon edhe arsyen pse një figurë me profil ushtarak – ndryshe nga një diplomat/e karrierës të Shërbimit të Jashtëm amerikan — konsiderohet sot më e përshtatshme për të përfaqësuar SHBA-në në Shqipëri.
Besoj se mesazhi tjetër për klasën politike aktuale shqiptare është i nënkuptuar, por i fortë: stabiliteti institucional dhe funksionimi normal i shtetit shqiptar janë prioritete strategjike edhe për Shtetet e Bashkuara. Kjo, natyrisht, lidhet drejtpërdrejt edhe me luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi dhe forcimin e institucioneve të sigurisë. Për SHBA-në, këto nuk janë më, vetëm, çështje të demokracisë funksionale, por edhe komponentë të sigurisë kombëtare dhe rajonale.
Por mesazhi i këtij emërimi nuk ndalet, krejtësisht, te politika e jashtme dhe e sigurisë. Ky emërim ka edhe një dimension të qartë të brendshëm për klasën politike shqiptare. Kur Uashingtoni dërgon një gjeneral në Tiranë, ai po sinjalizon se stabiliteti institucional i Shqipërisë, konsiderohet tashmë pjesë e sigurisë rajonale. Në këtë kuptim, krizat politike, polarizimi ekstrem politik, dobësimi i institucioneve apo konfliktet e zgjatura të brendshme nuk shihen më, thjesht, si probleme të politikës shqiptare, por edhe si faktorë që mund të ndikojnë arkitekturën e sigurisë në Ballkan dhe më gjërë. Besoj se mesazhi tjetër për klasën politike aktuale shqiptare është i nënkuptuar, por i fortë: stabiliteti institucional dhe funksionimi normal i shtetit shqiptar janë prioritete strategjike edhe për Shtetet e Bashkuara. Kjo, natyrisht, lidhet drejtpërdrejt edhe me luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi dhe forcimin e institucioneve të sigurisë. Për SHBA-në, këto nuk janë më, vetëm, çështje të demokracisë funksionale, por edhe komponentë të sigurisë kombëtare dhe rajonale.
Në rajon, emërimi i Gjeneralit Eric Wendt dërgon një tjetër sinjal të rëndësishëm. E ai mesazh është se Amerika nuk po tërhiqet nga Ballkani. Përkundrazi, SHBA po rrit fokusin e saj strategjik në një kohë kur tensionet globale janë shtuar, lufta në Ukrainë ka ndryshuar arkitekturën e sigurisë europiane dhe ndikimi rus apo kinez vazhdon të mbetet faktor kërcënimi për paqën dhe sigurinë në rajon. Frank SHKRELI/ Kujdes Ballkanin! | Gazeta Telegraf Ndërsa, Kosova, Bosnja dhe marrëdhëniet Kosovë–Serbi, mbeten pika të ndjeshme të këtij ekuacioni politik dhe sigurie strategjike euro-atlantike. Prandaj SHBA duket se në këtë moment të historisë, po zgjedhin një qasje më operative, më të lidhur me NATO-n dhe më të orientuar drejt parandalimit të krizave, sesa menaxhimit të tyre pasi të kenë shpërthyer krizat. Në fund, emërimi i Eric Wendt duhet lexuar, pra, si një shenjë e kohës në të cilën po hyn Ballkani dhe Evropa. Një kohë, ku kufiri mes diplomacisë dhe sigurisë bëhet gjithnjë e më i paqartë dhe ku stabiliteti politik në Shqipëri shihet si pjesë e drejtpërdrejtë e strategjisë ushtarake dhe gjeopolitike të Perëndimit. Dhe kjo ndoshta është risia më e madhe që sjell ky emërim i Gjeneralit në pension Eric Wendt si ambasador i ardhëshëm i Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

