Hetimet për Ballukun, SPAK kontrolle në Vlorë dhe Tiranë
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka ndërmarrë një aksion me kontrolle në Tiranë dhe Vlorë në kuadër të hetimeve të SPAK ndaj ish zv. Kryeministres Belinda Balluku.
Burime bëjnë me dije se kontrollet po zhvillohen në disa banesa dhe zyra të personave që dyshohet se kanë lidhje me dosjen, pasi gjatë hetimeve janë ngritur dyshime për elementë të tjerë që lidhen me çështjen.
Ndërkohë, SPAK pritet t’i komunikojë më 31 Korrikk, ish ministres zgjatjen e hetimeve me tre muaj.
Në tetor 2025, Balluku u mor pandehur për shkelje të barazisë me tenderin e Tunelit të Llogarasë.
Vetëm një muaj më pas u mor person nën hetim edhe për shkeljet për 7 lotet e Unazës së Madhe dhe iu komunikua edhe masa e pezullimit nga detyra.

