Aktualitet

Gjykata e Lartë cakton datën, ja kur do të shqyrtohet masa e arrestit për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka caktuar 15 shtatorin, si datën për shqyrtimin e masës së Erion Veliajt pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese. Seanca është parashikuar për në orën 09:30.

Treshja penale që do të gjykojë kryebashkiakun e Tiranës në Gjykatën e Lartë është Sander Simoni relator dhe Valbon Çekrezi e Genti Shala anëtarë.

Sokol Binaj dhe Albana Boksi dhanë dorëheqjen nga rekursi, pasi kanë shqyrtuar kërkesa të mëparshme të Veliajt. Më herët dha dorëheqjen edhe relatori Ilir Panda.