Prof. Dr. Lush Susaj: Nxënës dhe studentë, protestoni, se vetëm protesta zgjidh problemet e korrupsionit, nepotizmit, vjedhjes së pronave dhe lejon meritokracinë
– Kjo qeverisje ka kohë që ka rrëshqitur, duke dalë nga rruga e të bërit shtet dhe ekonomi për popullin, e tashmë po qëndron në rrugën e korrupsionit për prona
– Masakra mbi protestën studentore 2018-2019, duhet të shërbejë si mësim për rininë
-“Pakti për Universitetin”, ishte pakti me djallin, vetëm sa për të shuar lëvizjen studentore e për të goditur e dëbuar studentët dhe pedagogët më të mirë që reaguan
– Studentët shqiptarë kanë njëmijë halle të shkaktuara nga korrupsioni në sistemin arsimorë.
-Qeveritarët tonë nuk e njohin Zotin, e prandaj guxojnë që të vjedhin edhe shkollën, edhe universitetin, edhe jetimët, por edhe kishën e xhaminë.
– Në vitin akademik 2013-2014, Shqipëria kishte rreth 175000 studentë, në vitin akademikë 2025-2026 ka më pak se 118000 studentë, një rënie me 35%.
– Nga rreth 50000 maturantë që kishim në vitin 2013, në maturën e vitit 2026 numri ka ra në 26600, është një reduktim me rreth 50%.
– Kemi një sistem që lëngon nga sundimi autokratik e nepotik, e që duket sikur vidhet nga klanet nepotike të korrupsionit
Prof. Dr. Lush Susaj
- Korrupsioni e degjeneron shoqërinë në analfabetizëm dhe shkulturim masiv
Si protestues, si prind, si profesorë dhe si drejtues i zgjedhur i sindikatës së pavarur të universitetit, për nxënësit dhe studentët e Shqipërisë, kam vetëm një lutje: dilni në protestë e mos e besoni kurrë më propagandën moniste e as kryeministrin Edi Rama. Sepse bota shkollore, universitare e studentore, nuk mund të ketë më asnjë besim, pas asaj që ju bë protestës studentore të viteve 2018-2019 me të ashtuquajturin “Pakti për Universitetin”, e që degradoj në kapje e në politizim total të sistemit arsimorë, e të botës universitare në veçanti.
Në këtë shkrim e as në reagimet e mia nuk mund të bazohem kurrë në ato që shkruhen në dosjet fiktive, as në propagandën dhe evidencat (apo evirrëncat) e qeverisjes së nepotizmit dhe korrupsionit të thellë e të gjithanshëm.
Sepse kjo qeverisje, si asnjë qeverisje tjetër e mëparshme ka krijuar një imazh të rremë, ku sipas malit të dosjeve fiktive jemi edhe më mirë se Evropa, ndërsa në realitet sistemin arsimorë e kemi kthyer në gërmadha, në rrënoja e kudo gropë mbi gropë.
U premtuan reforma në kutikulat dhe tekstet, në shërbim të tregut të punës, një premtim që nuk do fare shpenzime, ama përsëri për profesionet nuk u bë asgjë konkrete. Përkundrazi nga njëra anë u mbushën auditorët me nepotizmin, u lartësuan servilët dhe patronazhistët, u fuqizuan çunat e partisë, e nga ana tjetër duket që është pamundësuar rekrutimi i elitës dhe produktit më të mirë të vendit.

Kjo qeverisje ka kohë që ka rrëshqitur, duke dalë nga rruga e të bërit shtet dhe ekonomi për popullin, e tashmë po qëndron në rrugën e korrupsionit për prona, fonde dhe para për qeveritarët dhe drejtuesit e pangopur. Në këtë realitet të trishtë (ku vetëm të verbërit dhe të zhyturit në llupje e korrupsion nuk e shohin e nuk e pranojnë), duket që goditjen e parë e më të rëndë e ka marrë sistemi arsimorë, nga ku e kanë zanafillën që të gjitha goditjet, vetëtimat dhe bubullimat e tjera që detyrojnë mua e të tjerë për të dalë në protesta. Duket si një veprimtari dhe goditje e planifikuar dhe e realizuar me kujdes, sepse përmes shkatërrimit të sistemit arsimorë na është rikthyer frikshëm analfabetizmi funksional dhe shkulturimi masiv në qytete e fshatra. Nga politizimi dhe shkatërrimi i sistemit arsimorë, duket që shkolla nuk po prodhon më qytetarë e as profesionistë të mirë për punët e përditshme e as për jetën shoqërore e politike të vendit. Për pasojë njerëzit nuk po mund të ndihën më të sigurt, as të lumtur, as të motivuar për të krijuar familje e për të qëndruar në Shqipëri.
Unë kam jetuar e punuar edhe para vitit 1990, e nga krahasimi që bëj me rezulton që qeverisja e aktuale, është edhe më e varfër, më çnjerëzore e antishqiptare se sa qeverisja komuniste. Pasi edhe tek komunistët e para vitit 1990, krahasuar me rilindjen aktuale sorosjano-komuniste, unë kam arritur që të dalloj më shumë vetëpërmbajtje, profesionalizëm, qytetari e gjithë përfshirje. Ndërsa kjo klasë politike me ngjason vetëm me atë grumbullin e hajdutëve e hipokritëve të pasuruar e katapultuar mbi karrige pa rregull, pa moral e pa meritë, e që nuk njohin cak e as kufi për hajni, pabesi e sjellje antishqiptare.
- Masakra mbi protestën studentore 2018-2019, duhet të shërbejë si mësim për rininë.
Pas asaj që kam parë e përjetuar gjatë protestës studentore 40 ditore 2018-2019, nuk mund të besoj kurrë më tek kryeministri Edi Rama e as tek qeverisja e tij. Sepse unë e kam parë nga afër shpirtin e sinqertë e të zjarrtë të studentëve që edhe para 8 vitesh protestuan për shpëtimin e sistemit arsimorë dhe të gjithë Shqipërisë. Sikurse kam parë nga afër edhe pabesinë e paimagjinueshme të strukturave politike të cilat e kompromentuan, e shantazhuan, e në ndonjë rast edhe e bënë pis botën akademike dhe stafet pedagogjike e universitare. Madje pisllëku shkoj deri aty që shumë nga profesorët arritën e i kthyen e i hodhën kundër studentëve, nga ku profesorët e Shqipërisë punuan për partinë e jo për Shqipërinë, as për rininë e as për sistemin arsimorë. Sikurse dihet, në kulmin e protestës studentore 2018-2019, kryeministri arriti dhe mobilizoj të gjitha strukturat e partisë dhe levat e patronazhimit në dy drejtime. Në drejtimin e parw, përdori punonjës me karakter të ulët prej servili për të goditur studentët që dolën në krye të protestave, të cilët u ulën në notë, u ngelën në klasë, e bullizuan, u përgojuan, u mërzitën, etj. Ndërsa në drejtimin e dytë, kryeministri doli me një plan që e vetëquajti “Pakti për Universitetin”, e që rezultoi të ishte pakti me djallin, vetëm sa për të shuar lëvizjen studentore e për të goditur e dëbuar studentët dhe pedagogët më të mire, ata që reaguan. Në këtë mënyrë u punua për të nënshtruar e për ti futur në kthetrat e partisë moniste edhe universitetet publike dhe të gjithë botën akademike. Sot i kujtoj ato ditët e dhjetorit 2018, kur qeveria e plasi në shesh mashtrimin e radhës, aq sa për të mos u realizuar asnjëra nga të 8 pikat-kërkesat e protestës. Kjo solli një degradim edhe më të shpejtë të situatës, tashmë edhe më të hermetizuar nga konspiracioni dhe sundimi klanorë, pasi reagimi dhe demokracia u shuan bashkë me protestën.
Unë mendoj që duhet të dalim në protestë për ta ndalur degradimin e mëtejshëm të sistemit dhe situatës së mungesës së demokracisë, që pothuajse është rrënuar nga nepotizmi, politizimi dhe mbytja e debatit dhe kritikës. Të gjithë ata që guxuan e që folën, apo që shkruan, apo që kundërshtuan, etj, janë përballur me të ulëta e tinëzare.

- Pakti me Edi Ramën, mendoj që nuk solli asgjë të dobishme, përkundrazi
E më konkretisht, për ata që mund të mendojnë që është realizuar ndonjë gjë e vockël nga “Pakti për Universitetin”, po ju kujtoj fakte përse mendoj se vetëm sa e ka përkeqësuar situatën.
Së pari, u tha që u përgjysmuan tarifat, kur kjo ishte e pjesshme e vetëm në nivelin e parë bachelor. Ndërsa në nivelet master e doktoraturë masat dhe tarifat u pësuan me vështirësi e me problem edhe më të hidhura. Krahasuar me Kosovën, po ju kujtoj që atje, një student në Universitetin e Prishtinës paguan vetëm 50 euro/vit për shpenzimet kancelarike. Ndërsa një studentë shqiptarë paguan minimum 350 euro/vit, apo 7 herë më shumë, e që shpenzimet i ka me më shumë vonesa e burokraci. Apo doktoraturat që në Prishtinë kushtojnë 500 euro, ndërsa në Shqipëri 4000 euro ose 8 herë më shumë, etj. Pa llogaritur kostot e përditshme për strehim, fjetje, qera banesash, etj. Studentët shqiptarë kanë njëmijë halle të shkaktuara nga korrupsioni në sistemin arsimorë. Sepse qeveritarët tonë nuk e njohin Zotin, e prandaj guxojnë që të vjedhin edhe shkollën, edhe universitetin, edhe jetimët, por edhe kishën e xhaminë.
Së dyti, u tha se është zgjeruar fasha e studentëve që përfitojnë bursa e financime, në një kohë që loja e pisët me sistemin arsimorë po sillte rënien e vazhdueshme të numrit të studentëve, aq sa u rrezikuan shumë degë për tu mbyllur. Në këtë vazhdë, kujtoj që nëse në vitin akademikë 2013-2014, Shqipëria kishte rreth 175000 studentë, në vitin akademikë 2025-2026 ka më pak se 118000 studentë, është një rënie me 35%. Sikurse edhe në shkolla, numri i maturantëve ka ra shumë. Konkretisht, nga rreth 50000 maturantë që kishim në vitin 2013, në maturën e vitit 2026 numri ka ra në 26600, është një reduktim me rreth 50%. Që do të thotë që masat e marra vetëm sa e kanë përkeqësuar imazhin, punën dhe sistemin. Është një sistem që lëngon nga sundimi autokratik e nepotikë, e që duket sikur vidhet nga klanet nepotike të korrupsionit. Është një system ku përtej disa profesorëve të nderuar e profesionistë që partia nuk i dëgjon fare, pothuajëse nuk ka mbetur asgjë demokratike, as studentore, as shkollore e as akademike. Që do të thotë që edhe ato fashat me student të ndihmuar nuk funksionuan, pasi numëri i studentëve vetëm po bie edhe në degët më jetike të arsimit.
Së treti, u propagandua sikur po nisin investime në disa godina konviktesh, laboratoresh, etj. Ndërsa ato shërbyen vetëm për të zhvilluar tendera me 10 fishin e kostove reale, tendera për mure e fasada të thata e pa asnjë impakt mbi jetën studentore dhe procesin e mirëfilltë mësimor. Kjo pasi studentët janë akoma nepër shpia me qera të rritura e jashtë çdo realiteti studentorë. Në këtë mënyrë studentëve u është vjedhur jeta dhe komfordi studentorë, pasi jetën studentore ua ka vjedhur varfëria e shkaktuar nga korrupsioni dhe nga keq qeverisja.
Së katërti, një lojë e pështirë është lozur edhe me kartën e studentit, e cila shërben vetëm për të ushëtuar me autobus, edhe pse merret duke pritur e qëndruar në radhë të gjata. Ndërsa nuk bën për asgjë tjetër, as në spitale, as në autobuza, as në resorante, është propagandë, asgjë reale.
Së pesti, thuhet që është rritur transparenca përmes sistemeve digjitale që shumë herë nuk punojnë e që nuk pasqyrojnë asgjë. Në të vërtetë si kurrë më parë është shtuar konspiracioni, e ku thuhet që “a e keni lexuar në email apo facebook”. Kjo u përdor për të fshirë edhe atë pak komunikim dhe diskutim që ishte ruajtur, e tashmë pretendohet se mund të zgjidhet çdo gjë me sms. Kjo duket që është periudha më e errët për botën shkollore e universitare. Në këtë vazhdë, është punuar vetëm për ti nxjerrë mesuesit dhe pedagogët jashtë përgatitjes dhe mësimit të mirëfilltë. Sepse u morën kohën e vlefëshme duke ju sajuar dhjetra regjistra e shënime, ku mesuesi dhe pedagogu në vënd që të ju mësoj studetëve kulturë qytetare e profesionale, i duhet të të plotësojë (kopsitin) dosjen apo ditarin, qoftë edhe duke mos e zhvilluar fare mësimin. Ky është edhe ai momenti i ekzekutimit të punës dhe funksionit të mirfilltë të mësuesit dhe profesorit, duke e rrokullisur në kotësi, në shkresa pa vlerë e pa asnjë dobi.
Së gjashti, pavarësishtë nga kërkesa për ta rritur financimin e arsimit me 5% të PBB, di që akoma e kemi me vetëm 2,4%, nga ku shumica e fondeve akoma shkon për tendera me pllaka, mure, fasada, etj, fonde që shkojnë edhe në xhepat e burokratëve e të korruptuarve. Përpasojë kushtet e punës dhe të mësimit në shkolla dhe universitete, vetëm sa janë përkeqësuar, e kjo vetëm për fajin e qeverisjes së korruptuar.
Së shtati, u premtua me ligj edhe autonomia financiare e njësive bazë, e cila nuk u realizua kurrë. Ndërsa edhe ligji për IAL (2015), edhe pse me plotë defekte nuk u zbatua kurrë, pasi VKM dhe rregulloret e grupeve dhe klaneve, e hodhën në erë ligjin. Nëse sipas ligjit fondet, buxheti, orët, kurikulat, rekrutimet, nevojat, etj, burojnë në departamentin që konsiderohet si njësia bazë, në të gjitha këto vite (2025-2026), gjëja më e padëgjuar, më e anashkaluar, më e shtypur ka qenë dhe është departamenti dhe profesorët e meritës, që për shkak të profesionalizmit të lartë të tyre, nuk bëhen dot pjesë e mashtrimit, as e politizimit e as dosjeve fiktive. Në këtë mënyrë, në universitetet tona, praktikisht nuk ka autonomi financiare e as debat të mirëfilltë për të përdorur fondet dhe projektet me efektivitet. Përkundrazi ka vetëm tymnajë dhe zhurmë, ka shumë takime e fotografi sa për të justifikuar shpenzimet aty ku e duan interesat e ngushta të grupit, e akoma jo interesat e studentëve, të shkollës dhe as universitetit.
Së tetëti, u premtuan reforma në kutikulat dhe tekstet, në shërbim të tregut të punës, një premtim që nuk do fare shpenzime, ama përsëri për profesionet nuk u bë asgjë konkrete. Përkundrazi nga njëra anë u mbushën auditorët me nepotizmin, u lartësuan servilët dhe patronazhistët, u fuqizuan çunat e partisë, e nga ana tjetër duket që është pamundësuar rekrutimi i elitës dhe produktit më të mirë të vendit. Duket që është pamundësuar prania e profesionalizmit të lartë në shkolla dhe universitete, edhe pse koha kërkon që universitetet të behën vatrat më të sigurta të profesionistëve dhe profesionalizmit. Unë nuk mund ta kuptoj kurrë faktin që, p.sh si ka mundësi që të mund të rekrutohet për kirurgjinë e syve një njeri që nuk ka vizituar e as nuk ka bërë kurrë operacione të syrit. Kjo praktikë nepotike duket që e ka varfëruar shumë sistemin nga profesionistët, e për pasojë edhe nga interesi e besimi i publikut. Kjo praktikë e ka vrarë dhe po e vret meritokracinë, duke shtuar në peshë e përqindje atë pjesën që nuk kundërshton, nuk diskuton, që kyçin gojën, që rrinë si të shushatur, por që janë mjeshtra në konspiracion dhe në kopsitjen e dosjeve fiktive.
Unë mendoj që duhet të dalim në protestë për ta ndalur degradimin e mëtejshëm të sistemit dhe situatës së mungesës së demokracisë, që pothuajse është rrënuar nga nepotizmi, politizimi dhe mbytja e debatit dhe kritikës. Të gjithë ata që guxuan e që folën, apo që shkruan, apo që kundërshtuan, etj, janë përballur me të ulëta e tinëzare.
Ata që reaguan e kundërshtuan janë përballur edhe me persekutim në çdo nivel e mundësi, duke u detyruar që të punojnë nën frikë dhe në një ambient bullizues e toksikë.
Për këto e për qindra arsye të tjera, unë apeloj që rinia shkollore dhe universitare duhet të dalë në sheshet e lirisë, për të shpëtuar Shqipërinë nga keq qeverisja, e mbi të gjitha për të shpëtuar e shëndoshur shkollën shqipe dhe jetën universitare dhe akademike në Shqipëri.
Realiteti duket sheshit, e në këtë realitet askushi nuk ka pse të bëjë lojën e strucit. Përkundrazi duhet të bashkohemi në një reagim që prodhon zgjidhje e shëndoshje të situatës.

