Av. Fation Vila: Urdhri i Paligjshëm kundërshtohet, dhe të respektohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Për të sqaruar këto dy momente që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe të dinjitetit të njeriut, të drejtave dhe lirive të tyre, ne ju drejtuam Av. Fation Vila një njohës i mirë i jurisprundencës shqiptare i cili saktësoi se: Organet e Pushtetit Publik dhe Nëpunësit publik, përfshirë edhe funksionarët e lartë shtetërorë, duhet të zbatojnë ligjin dhe të jenë në shërbim të popullit, pasi policia ka detyrimin që të ruajë dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, ashtu si edhe rendin kushtetues, duke qenë e udhëhequr vetëm nga Kushtetuta dhe ligji. Urdhri i paligjshëm kundërshtohet. Për ta dalluar urdhrin e paligjshëm ndihmojnë shumë nenet e cituara nga Kushtetuta.
Urdhri i Paligjshëm kundërshtohet – Nenet që duhen.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Neni 3
Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.
Neni 4 / A. E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.
Neni 15 / B. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre.
Neni 107 /A Nëpunësit publikë zbatojnë ligjin dhe janë në shërbim të popullit.
Neni 21 /Jeta e personit mbrohet me ligj.
Neni 22 / A / Liria e shprehjes është e garantuar
Neni 25 / A / Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor poshtërues.
Neni 27 / A. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveçse në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara me ligj.
Neni 28
- Kushdo, të cilit i hiqet liria, ka të drejtë të njoftohet menjëherë në gjuhën që ai kupton, për shkaqet e kësaj mase, si dhe për akuzën që i bëhet. Personi, të cilit i është hequr liria, duhet të njoftohet se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë dhe ka të drejtë të komunikojë menjëherë me avokatin, si dhe t’i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij.
- Çdo person, të cilit i është hequr liria sipas nenit 27, ka të drejtën e trajtimit njerëzor dhe të respektimit të dinjitetit të tij.
Ligji nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”
Neni 91/ “Detyrime të përgjithshme të punonjësit të policisë”
Punonjësi i policisë, gjatë ushtrimit të kompetencave policore:
- a) është i detyruar të veprojë me profesionalizëm, paanshmëri, duke respektuar dinjitetin, integritetin, të drejtat dhe liritë e çdo individi, në përputhje me parimin e barazisë dhe të mosdiskriminimit;
- c) mban përgjegjësi individuale për ligjshmërinë e çdo veprimi ose mosveprimi gjatë kryerjes së detyrës;
Neni 92 /“Detyrimi për të zbatuar urdhrin”
- 1. Punonjësi i policisë ka detyrimin të zbatojë të gjithë urdhrat e ligjshëm që jepen nga një punonjës më i lartë në funksion ose në gradë.
- Kur një punonjës policie, edhe pas zbatimit të procedurave të përcaktuara në këtë nen, vazhdon të ketë arsye për të dyshuar se urdhri është i paligjshëm, ai kryen veprimin e mëposhtëm: kundërshton urdhrin


