Policët kanë nga 3.5 milion lekë pa marrë nga orët jashtë orarit dhe janë me uniforma të blera vetë
Një skandal i vërtetë mund të quhet fakti që punonjësit e policisë kanë 5 vite pa marë uniforma. Burime të besueshme dhe tepër konfidenciale bëjnë me dije për Telegraf.al se punonjësit e policisë i blejnë vetë, edhe pse kanë shkuar me dhjetra herë të marin masën. Por nga ana tjetër ndërkohë që shteti shpërblen me 2500 euro, çdo punonjës ka nga 840 orë pune pa paguar, të cilat përkthehen në 140 ditë pune ose afërsisht 5 muaj. Dhe nese këto 5 muaj do ti llogarisim me nga 700 mijë lekë rrogë mujore, shuma arrin në 3. 5 milion lekë të pa likujduar dhe që presin kompesim nga shteti. Ndaj qeveria duhet të paguaj këta punonjës dhe jo element ‘barbarë’ për të shpëtuar lëkurën e zyrtarëve dhe qeveritarëve shqiptar. Madje shitja e veshjeve të policisë është një skandal , pasi po përdoren edhe nga elementët kriminelë.
Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë!
Ka një parim në demokraci i cili ndryshon nga sistemet monopartiake, sipas së cilit një shoqëri me protesta është më e mirë se hiçi. Se shoqëria që rri në vend, është si uji i ndenjur, ndaj mos kërkoni që protestat të kthehen si koncerte operistike, pasi edhe në koncerte apo edhe stadium nuk ka kurrë përsosmëri. Shkurt, duke marë shkak nga protestat e zgjatura në Tiranë e Vlorë, apo edhe nga ato në të shkuarën e larget e të afërt asnji protest nuk ka përsosmëri. Shembulli më tipik është ai i 21 Janarit të 2011-ës, kur policia qëllonte me armë në “Bulevard” dhe të gjithë mendonin se ishin plumba gome, pasi protestuesve iu dukej e pamundur dhe e pabesueshme, se si mund të qëllohej me plumba të vërtetë. Por sot, 16 vite më vonë, këta që përfituan nga plumbat e “Bulevardit”, arritën deri te plumbat e gomës dhe mendoj se këtu është vija e kuqe. Të arrestuarit e sotëm, janë pa raport shërbimi, ose të firmosur në të njëtën kohë nga i njëti person.


