Aktualitet

Dosja e tunelit të Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), këtë herë në kuadër të procedurave për zgjatjen e afateve të hetimit.

Gjyli ka mbërritur në ambientet e SPAK nën shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës, ndërsa paraqitja e tij lidhet me vijimin e hetimeve që po zhvillohen ndaj tij.

Ish-drejtori i ARRSH-së është marrë i pandehur nga SPAK, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer dy herë në bashkëpunim.