Pabarazia që sfidon Barazinë në proceset e Vendimmarrjes!
A mjafton thjesht dhe vetëm përmbushja e kuotave tëpërfaqësimit gjinor nga partitë politike, nëse gratë nuk kanëhapësirën e duhur mediatike që zëri i tyre të dëgjohet? Përgjigjjaështë jo! Pa këtë element thelbësor, ky proces është i paplotë dherrezikon të kthehet në një rol me të vetmin funksion: “fasadën”, duke dëmtuar kështu rrënjësisht përpjekjet e gjata dhe shumëvjeçare për arritjen e barazisë në proceset e vendimmarrjes. Sepse në vendimmarrje nuk mjafton vetëm të jesh prezent, porseduhet të kesh të drejtë të flasësh dhe mbi të gjitha zëri yt tëdëgjohet. Për fat të keq, Shqipëria është ende larg përmbushjesme sukses të këtij misioni. Dhe fushata elektorale e zgjedhjevetë vitit 2025 e dëshmoi këtë.
Është e vërtet që vitet e fundit, përfaqësimi i grave nëvendimmarrje ka njohur një progres të madh. Sot gratë kanëarritur të kenë një përfaqësim dukshëm në rritje në forumetdrejtuese të partive politike, në Parlament, në kabinetin qeveritardhe në institucione, por ndryshe nga shifrat e përfaqësimit nëletra, përfaqësimi i tyre në hapësirat mediatike, për të folureskluzivisht për të drejtat dhe shqetësimet e tyre, ka qenë dhevazhdon të jetë tejet i vakët dhe në nivel dekurajues.
Le të përmendim disa shifra nga zgjedhjet e fundit parlamentaretë vitit 2025, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nga 2046 kandidatë për deputetë, 792 ishin gra, pra 38.7%. Gratëkandidate fituan 49 vende në parlament pra 35%, 38 prej tyre, pra 5.1% të numrit total të kandidateve bënin pjesë në listat e mbyllura. Vetëm 11 gra kandidate që bënin pjesë në listat e hapura arritën të fitonin mandatin e deputetes. Midis shumëarsyeve, një ndër to, nga më kryesoret ishte edhe mungesa e hapësirës së duhur mediatike që do t’u mundësonte efektivishtkomunikimin publik dhe politik me zgjedhësit.
Raporti i Monitorimit të Rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”, me titull “Narrativa Mediatike, Vizibiliteti, Pabarazia dhe Dhuna me Bazë Gjinore në Politikë gjatë zgjedhjeve të Vitit 2025” konfirmoi se gjatë fushatës elektorale, kandidatët burra morënafërsisht 90% të kohës politike nëpër edicionet e lajmeve, transmetimet e drejtpërdrejta dhe emisionet e debateve politike. Më konkretisht, në 41 stacionet televizive kombëtare dhe lokaletë monitoruara, burrat kandidatë morën 89.8% të kohës totale, ndërsa gratë vetëm 10.2%. Prania e grave ishte në përmasa tëvogla, veçanërisht në formatet me shikueshmëri të lartë simbulimi i drejtpërdrejtë i ngjarjeve të fushatës. Edicionet e lajmeve i dedikuan vetëm 9.9% të kohës së fushatës për gratë, ndërsa mbulimi i drejtpërdrejtë i ngjarjeve i alokoi atyre vetëm8.6% të kohës televizive. Edhe pse programet e debatevepolitike paraqitën një përqindje më të lartë të grave, analizacilësore tregoi se prania numerike nuk u shndërrua vazhdimishtnë ndikim real, me gratë shpesh të pozicionuara në role dytësore. Gratë përbënin 24.6% të pjesëmarrësve në programet e diskutimit, e cila ishte relativisht më e lartë se në formatet e tjera, por ende shumë larg barazisë dhe e pamjaftueshme për tëmundësuar ndikimin e tyre te publiku. Edhe pas zgjedhjeveparlamentare, raporti tregoi se gratë zunë vetëm 16.4% të kohëstelevizive, ndonëse kanë më shumë se 1/3 e vendeve tëParlamentit.
Mjaftojnë këto të dhëna nga fushata zgjedhore e postzgjedhore e 2025-ës për të kuptuar se aktualisht politika shqiptare, thjesht ka rritur përfaqësimin e grave në parlament për shkak të detyrimittë ligjit, por ende është larg mentalitetit dhe vizionit për ta mbështetur gruan shqiptare të ketë rolin që i takon në politikëdhe në vendimmarrje.
10 vjet më parë, pikërisht në gusht 2016 ishte tronditës fakti idalë nga një raport i publikuar në atë kohë, nga Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje”, një kronikë kjo e pasqyruar në Zërine Amerikës. Sipas këtij raporti, gratë shqiptare mbizotëronin nëlajmet e kronikës së zezë dhe showbizit, por ama ato ishin tëpranishme në vetëm 3% të lajmeve politike apo me rëndësikombëtare. Po a mundet që hapësira prej 3% e kohës mediatiketë jetë e mjaftueshme për të dëgjuar zërin e grave? Sigurisht, edhe këtu, përgjigjja është jo.
Sot 10 vjet më pas, me rritjen e përfaqësimit në hapësiratpolitike, gratë kanë fituar më shumë hapësirë mediatike, por prania e tyre në emisionet televizive më shumë ka përmasat e vendosjes në “llogore lufte” politike, sepse ato janë të detyruaratë flasin në këto emisione për çështjet dhe debatet qëkonfrontojnë dhe debatojnë partitë që ato bëjnë pjesë. Atodetyrohen t’u qëndrojnë strikte “tezave dhe pikave të debatit” qëpërgatisin zyrat e shtypit të partive që përfaqësojnë. Energjia, përvoja dhe potenciali i grave në politikë shpesh orientohen drejtdebatit të përditshëm politik, duke lënë në hije diskutimin mbiçështje që lidhen drejtpërdrejt me pozitën e grave, të drejtat e tyre, sfidat e përditshme dhe rolin e tyre në shoqëri. Hapësiratmediatike të dedikuara ekskluzivisht grave politikane, ku atomund të trajtojnë tema që lidhen me fuqizimin e grave nëpolitikë dhe vendimmarrje, mbeten ende të kufizuara. Për këtëarsye, është e rëndësishme që gratë në politikë të kenë më shumëmundësi për të ngritur zërin mbi problematikat që prekin jetën e tyre dhe zhvillimin dhe mirëqenien e shoqërisë në tërësi.
Vetëm nëse gratë bëhen bashkë, diskutojnë, rrahin ide dhemarrin vendime, politika në Shqipëri do bëhet më e mirë dheshoqëria do jetë më e angazhuar për t’u dhënë zgjidhjeproblemeve dhe sfidave të saj.
Një pyetje thelbësore mbetet: si mund të krijohen kushte për njëpërfaqësim më të drejtë mediatik të grave në politikë? Një masëkonkrete do të ishte që, në të njëjtën frymë me kuotat gjinore tëparashikuara në Kodin Zgjedhor, edhe Komisioni Qendror iZgjedhjeve të parashikojë standarde të qarta për mbuliminmediatik të grave kandidate gjatë fushatave zgjedhore. Duke qenë se KQZ tashmë monitoron dhe rregullon kohën televizivetë dedikuar subjekteve politike, një mekanizëm i ngjashëmmund të zbatohet edhe për garantimin e një pranie më tëbalancuar të grave në media. Kjo do t’i nxiste transmetuesittelevizivë të siguronin një shpërndarje më të barabartë tëhapësirës mediatike, duke u mundësuar grave kandidate tëprezantojnë programet, vizionin dhe prioritetet e tyre.Njëkohësisht, edhe emisionet kryesore politike gjatëperiudhës elektorale mund të adoptojnë standarde që garantojnëpjesëmarrje më të balancuar gjinore dhe kohë të barabartëdiskutimi për gratë pjesëmarrëse në debate. Një qasje e tillë nukdo të përfaqësonte thjesht një masë në funksion të barazisë, por një investim në cilësinë e debatit publik dhe në demokracinëpërfaqësuese. Gratë në politikë duhet të kenë mundësinë jo vetëm të jenë të pranishme, por edhe të dëgjohen, të shprehinvizionin e tyre dhe të demonstrojnë kapacitetet e tyre drejtuese. Siç është shprehur edhe ish-Presidentja e Kilit, Michelle Bachelet: “Kur një grua bëhet lidere, ndryshon jeta e saj. Kur shumë gra bëhen lidere, ndryshon politika.”
Shaban Sulçe

