Prof. Dr. Kristaq Kume: Protesta qytetare, nga reagimi drejt ndryshimit të mënyrës së qeverisjes
Prof. Dr. Kristaq Kume
Nder i Kombit
Protestat qytetare që po zhvillohen shënojnë një moment të rëndësishëm në marrëdhënien mes qytetarit dhe politikës. Ato përveç se janë shprehje e pakënaqësisë dhe reagimit të qytetarve ndaj menyrës së qeverisjes aktuale dhe ndaj establishmentit aktual politik janë edhe një tregues i qartë se qytetari kërkon të trajtohet dhe të veprojë si faktor aktiv në procesin e vendimmarrjes publike.
Në një sistem demokratik, protesta është pjesë legjitime e jetës politike, është reagim ndaj një vendimi, ndaj një politike të caktuar ose edhe ndaj një sistemi/mënyre të qeverisjes. Ndërkohë është e rëndesishme të theksohet se vlera e protestës, nuk qëndron vetëm tek shprehja nëpërmjet saj e reagimit dhe kundërshtimit të qytetarëve ndaj mënyrës se si qeverisen. Vlera e protestës është mundësia që ajo krijon për të shndërruar veprimin qytetar si mekanizëm efektiv për ndryshimin që kërkohen. Në këtë kuptim, shqetësimi dhe pyetja thelbësore në raste dhe situata të tilla nuk është pyetja nëse protesta është e drejtë apo jo, por më shumë se kjo, e rëndësishme është të gjykohet nëse dhe se si protesta do të mund të arrijë të veprojë si një mekanizëm i qëndrueshëm dhe efektiv për të realizuar ndryshimin e dëshiruar në qeverisjen e vendit.

Historia e lëvizjeve demokratike tregon se protestat, në vetvete, nuk mjaftojnë për të ndryshuar sistemin. Ato janë momenti i shpërthimit të energjisë shoqërore, por jo mekanizmi që realizon ndryshimin. Për të kaluar nga reagimi tek ndryshimi i qeverisjes, protesta duhet të shndërrohet në një formë të organizimit të qëndrueshëm. Kjo nënkupton krijimin e strukturave të thjeshta, të hapura dhe transparente, të cilat mund të marrin formën e grupeve qytetare lokale të organizuara në komunitet, rrjeteve të koordinuara mes qyteteve dhe zonave të ndryshme, platformave të përbashkëta të kërkesave qytetare dhe mekanizmave të monitorimit të vendimmarrjes publike dhe deri ne organizimin politik i cili eshte i nevojshem te behet per te marr pjese ne procesin zgjedhor, si hapi i fundit i kesaj levizje qytetare per ndryshim. Per ndertimin e ketyre strukturave nuk eshte e nevojshme qe, qe ne kete faze te zhvillimit te saj, protesta te investohet per te krijuar parti dhe as te kerkoje mbeshtetjen e partive. Protesat ka nevoje qe te formuloje nje Plateforme, pa pretenduar dhe pa kerkuar që në të të shterohen te gjithe çështjet. Eshte nevojshme qe Platforma te shoqerohet me nje plan veprimi te qarte, ne te cilin te tregohen rruget dhe instrumenat qe duhet te perdoren per te ndertuar infrastrukturen qytetare qe do te sherbeje per te nxitur dhe formuar kapacitetet qe duhen per reagim e qendrueshem te një shoqerie aktive. Shembulli me i aferte qe tregon se sa vlere ka ecja ne nje rruge te tille eshte Hungaria dhe rruga qe u ndoq atje deri ne realizimin e ndryshimit ne qeverisjen e vendit.
Pervoja hungareze por edhe ajo e protestave te vazhdueshme ne Beograd tregojne se, që protesta të arrije te prodhojë efekt real me pasoje ndryshimin ne menyren e qeverisjes se vendit, ajo duhet të mbështetet në instrumente konkrete veprimi, të cilat e shndërrojnë qytetarin nga vëzhguese dhe denoncues, në kontrollues të pushtetit.
Në shumë raste, si eshte edhe rasti i protestes aktuale qe po zhvillohet ne vendin tone, kërkesa më e menjëhershme e tyre është dorëheqja e qeverisë dhe hapja e rrugës për zgjedhje të reja. Kjo është një kërkesë politike legjitime, por jo e mjaftueshme për të garantuar ndryshimin e thellë dhe te desherueshem. Nëse ndryshimi kufizohet vetëm në rotacionin e pushtetit, ekziston rreziku që të riprodhohet i njëjti model qeverisjeje por me aktorë të ndryshëm. Kjo e bene te domosdoshme dhe te nevojshme qe kërkesa për ndryshim, per doreheqje te kryeministrit, të shoqërohet me angazhimin dhe perpjekjet per te realizuar një objektiv akoma edhe me te madh. Levizja aktuale qytetare e cila po shkakton nje shkundje tentonike ne jeten politike e sociale te vendit, duhet te synoje, te organizohet dhe te veproje per te bere te mundur ndryshime qe do te sjellin rritjen e standardeve të demokracisë funksionale, forcimin e kontrollit qytetar mbi institucionet, pjesemarrjen aktive dhe efektive te qytetarve në procesin ligjberse dhe ndertimin e rregullave per garantim e transparences ne vendimmarrje dhe rritje të llogaridhënies publike
Ndryshimi i vërtetë dhe i shume kerkuar nuk mund të jetë vetëm rezultat i presionit sa do i gjate dhe i forte te jete ky presion. Presioni dhe protesa qe e prodhon ate jane te domosdoshem per te krijuar kushtet, frymen dhe situaten psiko-sociale te nevojshme per te realizuar ndryshimi. Ndryshimi fillon vetem atehere kur, nepermjet votes, qytetaret i japin forme dhe arrijne te ndertojnë një establishmenti të ri politik dhe qytetar, i cili nuk është thjeshtë dhe vetem zëvendësim i elitave ekzistuese, por një mënyrë e re e funksionimit të politikës. Ne themelin kesaj menyre te re duhet te jene perpjekjet per te realizuar me sukses transformimi ne sjelljen dhe ne rolin e qytetarit. Eshte e domsodoshme qe te ndryshohet modeli ne sjelljen e qytetareve. Duhet te kalohet nga modeli aktual, ne te cilin qytetari sillet si votues periodik, reagues ndaj krizave dhe spektator i vendimmarrjes politike, ne modelin i cili e trajton qytetarin si pjesëmarrës ne proceset ligjberese e vendimmarrese, si monitorues i institucioneve, bashkautor i kërkesave politike dhe faktor ndikues në procesin zgjedhor. Ne kete menyre arrihet te marr forme dhe te funksionojne me efekte konkrete procesi i kalimi nga demokracia formale në demokraci funksionale.
Në këtë kuadër, një rëndësi të veçantë merr nisma e ndërmarrë nga një grup qytetarësh për të filluar procedurat kushtetuese dhe ligjore për mbledhjen e jo më pak se 20.000 firmave mbështetëse, me qëllim paraqitjen në Kuvend të një projektligji për ndryshime dhe shtesa në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Vlera e kësaj nisme nuk lidhet vetëm me përmbajtjen e ndryshimeve të propozuara. Rëndësia e saj është shumë më e madhe, sepse ajo përfaqëson një shembull konkret të modelit të ri të sjelljes qytetare që ka nevojë dhe qe duhet të ndërtojë protesta aktuale. Nepermjet kesaj nisme, qytetari nuk paraqitet vetëm si kundërshtues i një politike apo si kërkues i largimit të një qeverie. Ai paraqitet edhe si subjekt aktiv i procesit ligjvënës, si bashkautor i rregullave të demokracisë dhe si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në përmirësimin e sistemit politik. Në thelb, kjo nismë përfaqëson kalimin nga modeli “Politika vendos dhe qytetari reagon” në modelin “Qytetari propozon, politika detyrohet të dëgjojë dhe të përgjigjet.”
Pikërisht këtu qëndron edhe lidhja organike midis protestës dhe nismës ligjvënëse. Protesta ka krijuar energjinë qytetare, ndërsa nisma ligjvënëse i jep kësaj energjie një drejtim institucional dhe një objektiv konkret. Ajo i ofron protestës mundësinë të kalojë nga kërkesat për ndryshim tek veprimi konkret për ndryshimin e rregullave mbi të cilat ndërtohet përfaqësimi politik.
Nëse protesta synon të mos mbetet vetëm një moment reagimi, por të shndërrohet në një faktor që prodhon ndryshim në qeverisjen e vendit, atëherë mbështetja dhe përfshirja në këtë nismë duhet të konsiderohen si një nga detyrat e saj. Mbledhja e 20.000 firmave nuk është vetëm një procedurë ligjore. Ajo është një proces organizimi qytetar, një ushtrim demokracie aktive dhe një shkollë e pjesëmarrjes publike. Çdo firmë e mbledhur nuk është vetëm mbështetje për një projektligj, është një akt qytetar që forcon bindjen se ndryshimi nuk vjen vetëm nga partitë politike, por mund dhe duhet të vijë edhe nga vetë qytetarët. Për këtë arsye, protesta duhet ta shohë këtë nismë jo si një aktivitet paralel, por si një nga rruget e rëndësishme për realizimin e objektivit të saj strategjik, krijimin e kushteve për zgjedhje më demokratike, përfaqësim më real të vullnetit të sovranit dhe ndërtimin e një establishmenti të ri politik që buron nga pjesëmarrja aktive e qytetarëve.
Protesta është energjia e ndryshimit, nisma ligjvënëse qytetare për reformimin e Kodit Zgjedhor është një nga mekanizmat përmes të cilit kjo energji mund të shndërrohet në ndryshim institucional dhe politik të qëndrueshëm.

